“I pasur ose i vdekur”, motoja e trafikantëve shqiptarë të heroinës në...

“I pasur ose i vdekur”, motoja e trafikantëve shqiptarë të heroinës në Holandë

73
0
Shares

Mafia shqiptare po tmerron Holandën, kryeqendra e saj Roterdami
Heroina kryesor sot tregun e paligjshëm të drogës në Evropë dhe Holanda është qendra e shpërndarjes së saj.
Porti i Roterdamit është pika kryesore e shpërndarjes në vende të tjera të Evropës, si në Spanjë.

hz1

 

Në vargun e disa artikujve mbi rrjetin e trafikut të drogës, gazeta spanjolle “El Pais”, shkruan se heroina mbërrin nga Afganistani, si prodhuesi më i madh në botë, në drejtim të Turqisë dhe prej andej nga Ballkani në Evropë.
Porti i Roterdamit me 105 kilometra katrorë dhe 40 km i gjatë është më i madhi në Evropë dhe i treti në botë.
“Kontejnerët janë shumë të përshtatshëm për trafikantët dhe janë duke u lejuar atyre që të bëjnë ngarkesa të mëdha”, thotë shefi i luftës kundër trafikut të heroinës pranë agjencisë policore evropiane Europol.
Porti qarkullon 400 milionë tonë mallra në viti dhe 90 mijë persona të punësuar, por ndërkohë në tre vite “vëllimi i dërgesave të konfiskuara në Holandë është i pashembullt”.
Numri i madh i njerëzve shton ndërkohë masivisht korrupsionin dhe kontejnerë të tërë kalojnë pa u kontrolluar pas ryshfetit që marrin zyrtarët.
Por nëse vitet e shkuara, këtë port e kontrollonin mafie të tjera, këtë vit, drejtimin e ka marrë mafia shqiptare dhe motoja e saj sipas gazetës spanjolle është: “I pasur ose i vdekur”.
Grupet që kontrollojnë tregun e heroinës dhe të kokainës janë të përbërë nga shtetas turq, pakistanezë dhe shqiptarë, të cilësuar si mjaft të dhunshëm dhe shpesh ata përfundojnë të vdekur nëpër rrugë.
“Ka pakistanezë dhe elementët shqiptarë që luajnë një rol kyç në këtë lloj trafiku,” thotë një zyrtar i Europolit. “Grupet janë të aftë për të lëvizur sasi të mëdha të drogës”, thotë ai.
Dy vitet e fundit rastet e trafikut kanë qenë flagrante. Kështu, në vitin 2015, u kaluan plot 3,400 kilogramë kokainë në pikën doganore në Holandë dhe doganierët as që u shqetësuan, por përfunduan në pranga.
Në një rast tjetër, brenda një sasie prej 12 000 kg rrush të thatë u gjetën edhe 764 kg heroinë. Droga erdhi nga Irani dhe vlera e saj ishte 17 milionë euro.
harta-655x356

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY