Burimet zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, bënë të ditur se një person ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme, pas një kontakti me energjinë elektrike.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 të mbrëmjes së sotme, në fshatin Zajs-Kurbnesh në Mirditë. Fatmir Cara, 52 vjeç, duke lidhur një pompë uji në afërsi të banesës, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, e për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/