Kakavijë, sekuestrohen 3 kilogramë heroinë, arrestohet poseduesi

Kakavijë, sekuestrohen 3 kilogramë heroinë, arrestohet poseduesi

61
0
Shares

Foto Ilustruese

Një sasi e konsiderueshme heroine është sekuestruar sot nga Policia Kufitare e Kakavijës. Mësohet se është prangosur edhe poseduesi i saj.
Burime të drejtorisë Vendore ët Policisë së Gjirokastrës, bëjnë të ditur se sasia e konsiderueshme e dyshuar si heroinë, prej 3 kilogramësh u sekuestrua gjatë kontrollit të një automjeti furgon, tip Benz “Vito”.
Policia saktëson se gjatë paradites së sotme gjatë kontrollit në vijën e dytë dhe me Skaner, nga Punonjësit e Policisë Kufitare , Skanerit dhe  Antidroga është evidentuar një sasi prej 3 kg heroine, e cila ishte fshehur në kroskotin e makinës me targa AA 538 NM, me drejtues shtetasin Lulzim Bosnja nga Fieri.
Pas gjetjes së drogës,nga ana e policisë u bë prangosja dhe shoqërimi i poseduesit të dyshuar të saj, 39-vjeçarin Lulzim Bosnja.
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë  për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i  lëndëve narkotike”
Hetimet vazhdojnë edhe për identifikimin e mundshëm të lidhjeve të të arrestuarit.

heroine_copy_3
Heroina e bllokuar sot

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY