Drejtori i Përgjithshëm i Policisë firmos emërime të reja në strukturat drejtuese
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur një valë emërimesh të reja në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit dhe të Akademisë së Sigurisë.
Ndryshimet prekin si Akademinë e Sigurisë, ashtu edhe një sërë komisariatesh në qarqe të ndryshme të vendit. Në kuadër të këtyre lëvizjeve, Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.
Po ashtu, janë emëruar drejtues të rinj në komisariatet e policisë në Sarandë, Gjirokastër, Pukë, Kukës, Cërrik, Devoll, Delvinë dhe Përmet.
EMËRIMET E REJA/
- Alfred Çepe – Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.
- Feliks Hoda – Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.
- Agim Troci – Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
- Pavlin Zhivani – Shef i Komisariatit të Policisë Pukë.
- Ledian Kerka – Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
- Vilson Sterkaj – Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik.
- Oltion Gjoni – Shef i Komisariatit të Policisë Devoll.
- Vendim Imeraj – Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë.
- Medin Hasani – Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.





