Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protesta para Kuvendit, përleshje me policinë, bllokohet makina e Albana Koçiut, vezë mbi makinën e Braçes. Prangoset Dritan Goxhaj dhe 5 të tjerë

30/06/2026
Protesta para Kuvendit, përleshje me policinë, bllokohet makina e Albana Koçiut, vezë mbi makinën e Braçes. Prangoset Dritan Goxhaj dhe 5 të tjerë

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Protesta e qytetarëve para Kuvendit të Shqipërisë është përshkallëzuar këtë të martë, ndërsa brenda godinës po zhvillohej seanca plenare. Momenti më i tensionuar u shënua kur pranë protestuesve kaloi automjeti i zëvendëskryeministres Albana Koçiu.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, protestuesit i bllokuan rrugën automjetit të Koçiut, ndërsa efektivët e Policisë ndërhynë duke i shtyrë për të krijuar kalimin. Pasi policia arriti të hapte rrugën, qytetarët goditën me vezë automjetin e zëvendëskryeministres gjatë largimit.

Më herët, protestuesit kishin hedhur vezë edhe në drejtim të automjeteve të deputetëve të parkuara pranë Kuvendit. Gjatë gjithë protestës u dëgjuan thirrje kundër deputetëve dhe mazhorancës, si “Turp” dhe “Parlament analfabet”.

Protesta vijoi për disa orë përpara godinës së Kuvendit, ndërsa policia u kërkoi protestuesve të lironin rrugën. Ata refuzuan, duke deklaruar se nuk do t’ua lironin kalimin zyrtarëve qeveritarë.

“Nuk ua lirojmë rrugën hajdutëve dhe analfabetëve. Kjo është tokë publike, e jona, nuk e lirojmë”, u shpreh një nga protestuesit, ndërsa turma brohoriste slogane kundër patronazhistëve.

Situata u tensionua edhe më tej kur policia shoqëroi disa protestues, pasi u hodhën vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar. Mes të shoqëruarve ishte edhe Dritan Goxhaj.

Pas përplasjes me efektivët, protestuesit vendosën ta zhvendosin tubimin drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke kërkuar lirimin e të shoqëruarve. “Lironi protestuesit”, ishte një nga thirrjet kryesore të tyre.

Kjo është dita e 31-të e protestave qytetare në Tiranë, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë së tij.

Po ndodh

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

30/06/2026
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy persona humbin jetën

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy persona humbin jetën

30/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

30/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.