Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tensione në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit, gjykata ndërhyn pas debatit në sallë

24/06/2026
Tensione në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit, gjykata ndërhyn pas debatit në sallë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Seanca gjyqësore në themel në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi është shoqëruar me debate të forta mes dy ish-bashkëshortëve.

Përplasja nisi pasi Meta deklaroi në sallën e gjyqit se nuk kishte dijeni për veprimet e Kryemadhit, duke u distancuar edhe nga mesazhet dhe komunikimet që përmenden në dosjen hetimore.

Ish-presidenti mohoi të ketë pasur ndikim mbi Adrian Shatkun apo persona të tjerë, ndërsa hodhi poshtë pretendimet që lidhen me mesazhe të shkëmbyera me Monika Kryemadhin dhe Piro Xhixhon.

“Kjo është histori UDB-je dhe agjenturash greke. Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi”, u shpreh Meta para trupit gjykues.

Deklaratat e tij sollën reagimin e menjëhershëm të Kryemadhit, e cila e akuzoi Metën se po mbështetet në thashetheme dhe informacione të pavërtetuara.

“Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?”, iu drejtua ajo Metës.

Debati u përshkallëzua më tej kur Kryemadhi sulmoi verbalisht Tedi Blushin, i pranishëm në sallë, duke deklaruar se prej katër vitesh ka duruar sjelljen e tij.

“Kam katër vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do t’i lexoj dhe unë mesazhet e tua. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?”, tha Kryemadhi.

Për shkak të tensioneve, gjykata ndërhyri duke paralajmëruar palët për ruajtjen e rendit në sallë. Trupi gjykues i tërhoqi vëmendjen Kryemadhit se, në rast të përsëritjes së sjelljeve të tilla, mund të përjashtohet nga seanca dhe të ndëshkohet me gjobë.

“Do ju nxjerr nga salla e gjyqit. Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni, do largoheni nga seanca dhe do të gjobiteni”, deklaroi gjykata.m.k

Po ndodh

SHKODËR/ Arrestohet gruaja e parë për kultivim kanabisi, u filmua

SHKODËR/ Arrestohet gruaja e parë për kultivim kanabisi, u filmua

24/06/2026
Tensione në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit, gjykata ndërhyn pas debatit në sallë

Tensione në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit, gjykata ndërhyn pas debatit në sallë

24/06/2026
DOSJA SHQIPTARE/,Berisha: Rama ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

DOSJA SHQIPTARE/,Berisha: Rama ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

24/06/2026
Siguria gjatë sezonit veror, 2 policë shqiptarë po shërbejnë në Firence

Siguria gjatë sezonit veror, 2 policë shqiptarë po shërbejnë në Firence

24/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SHKODËR/ Arrestohet gruaja e parë për kultivim kanabisi, u filmua

SHKODËR/ Arrestohet gruaja e parë për kultivim kanabisi, u filmua

24/06/2026
Tensione në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit, gjykata ndërhyn pas debatit në sallë

Tensione në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit, gjykata ndërhyn pas debatit në sallë

24/06/2026
DOSJA SHQIPTARE/,Berisha: Rama ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

DOSJA SHQIPTARE/,Berisha: Rama ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

24/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.