Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dënuar sot heqjen e flamurit të Izraelit në Ambasadën e këtij shteti në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të papranueshëm që nuk ka asnjë lidhje me lirinë e shprehjes apo të drejtën për protestë paqësore.
Në reagimin zyrtar, MEPJ thekson se veprime të tilla përbëjnë shfaqje të urrejtjes dhe intolerancës, të papajtueshme me vlerat demokratike, standardet evropiane dhe parimet e respektit e bashkëjetesës që karakterizojnë shoqërinë shqiptare.
“Veprime të tilla janë shfaqje të urrejtjes dhe nxitjes së saj dhe janë krejtësisht të papajtueshme me parimet e respektit dhe bashkëjetesës që Shqipëria i ka në themel”, thuhet në deklaratë.
Reagimi i ministrisë erdhi pasi në rrjetet sociale dhe media qarkulluan pamje nga momenti kur një vajzë e maskuar hoqi flamurin e Izraelit nga godina e Ambasadës izraelite në Tiranë, gjatë zhvillimit të protestës së 21-të qytetare në kryeqytet. Është e çuditshmr që ende nuk ka një hetim nga policia për incidentin dhe nfërkaq incidenzi i atashohet protestës nga ministria e Jashtme. a.b





