Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SAMI NEZA/ Pse Rama u kujton Vaterlonë protestuesve ndërkaq ngushton në Zvërnec luftën

21/06/2026
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Sami Neza

Në një shënim të publikuar sot Kryrministri Rdi Rama ka agresuar protestuesit që kërkojnë largiminve tij. Ai i krahason ata me një personazh të Stendalit i cili u përfshi në Vaterlo me idealizëm të madh por më pas ideali u shkatërrua.

“Dua ta nis këtë bllok shënimesh me një histori të shkruar nga një prej ustallarëve më të mëdhenj të letërsisë botërore, Stendal, (Stendhal), i cili i dha një personazhi të jashtëzakonshëm, Fabrice del Dongos, një nga zhgënjimet më mbresëlënëse dhe më tragjike të historisë së letërsisë.

Fabrice del Dongo ishte një i ri i dehur nga legjenda e Napoleonit, që u nis drejt Waterloo-së me zemrën në zjarr. 

Në imagjinatën e tij, beteja ishte skena ku historia shkruan për heronjtë, ku nderi fitohet me guxim dhe ku njeriu ngrihet mbi vetveten dhe ai ëndërron lavdinë, ëndërron madhështinë, ëndërron pjesëmarrjen në një epope të paharrueshme dhe natyrisht ëndërron edhe shkëlqimin e tij. Beson se do të prekë me dorë atë që deri atëherë ai e kishte vetëm ëndërruar, por kur mbërrin në Waterloo, gjithçka shembet. Përballë tij nuk ka asgjë nga bukuria e ëndrrës. Ka baltë, tym, pluhur, ulërima, erë gjaku, plagë të hapura, këmbë të këputura, koka të shpartalluara, njerëz që vriten dhe nuk kuptojnë asgjë”, shkruan Rama.

Kryeministri e vijon shënimin e tij duke theksuar se protesta është pa motiv pasi nuk egziston problemi. Si gjithnjë ai e ngushton përballjen në Zvërnec duke refuzuar të bëjë vetë pikërisht atë që merr guximin tu këshillojë ptotestuesve, të ballafaqohet me faktet. Ndeshja nuk është atje dhe fakti që thekson Rama nuk është ai. Bile ai është i vetmi fakt që ka pjesë edhe algoritmi.
Fakti tjetër është Shqipëria e shtrydhur, dhunimi i vendit nga ai dhe kleptokratët në dhomën e tij e oligarkët e ndërtimit e grosistët e kokainës. Fakti është që qeveria që u votua nga qytetarët nuk u shërben me atyre por pasurimit të oligarkisë politike, biznesit e krimit.
Rama nuk e sheh këtë fakt pasi mendon se nëse nuk e transmeton algoritmi, ai nuk egziston. Sepse algoritmin që agresonte qeverisjen e tij e ka bërë zap. Prej dy javësh tregu monopol i telefonisë ka trembur algoritmin duke zëvëndësuar strategjinë e Ramës dhe Endrit që për më shumë se 10 vjet bënë copë çdo kritikë ndaj qeverisë me patronazhistët e rrjetit, hakerimet e pashpirta ndaj gazetarëve dhe portaleve jashtë kontrollit, blerjen shtrenjtë të atyre që nuk blihen lirë.

Rama po jeton një realitet tjetër, ashtu si çdo shtetar që ka prirjen të konvertojë ujkun pas kafshimit në një ëndërr, kur i shfaqet në derë pamundësia për të dalë nga halli. Nuk ka Vaterlo para zyrës tënde. Është diçka më shumë. Pra nuk është betejë mes të barabartëve ku dikush do humbë patjetër. Është lajmërim se ti ke humbur, por të paktën mos humb kohën e cila do të shërbente që humbja të ishte më e paqtë, e qetë dhe pa urrjetje.

Po ndodh

ALARMI/ Shqiptarët hanë mish me ngjyrues, gjalpë me vaj palme dhe qumësht me toksina

Shqiptarët, 3 herë më shumë shpenzime për ushqime se sa evropianët e BE

01/09/2026
Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

01/09/2026
Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

01/09/2026
DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

ALARMI/ Shqiptarët hanë mish me ngjyrues, gjalpë me vaj palme dhe qumësht me toksina

Shqiptarët, 3 herë më shumë shpenzime për ushqime se sa evropianët e BE

01/09/2026
Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

01/09/2026
Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.