Nga Sami Neza
Në një shënim të publikuar sot Kryrministri Rdi Rama ka agresuar protestuesit që kërkojnë largiminve tij. Ai i krahason ata me një personazh të Stendalit i cili u përfshi në Vaterlo me idealizëm të madh por më pas ideali u shkatërrua.
“Dua ta nis këtë bllok shënimesh me një histori të shkruar nga një prej ustallarëve më të mëdhenj të letërsisë botërore, Stendal, (Stendhal), i cili i dha një personazhi të jashtëzakonshëm, Fabrice del Dongos, një nga zhgënjimet më mbresëlënëse dhe më tragjike të historisë së letërsisë.
Fabrice del Dongo ishte një i ri i dehur nga legjenda e Napoleonit, që u nis drejt Waterloo-së me zemrën në zjarr.
Në imagjinatën e tij, beteja ishte skena ku historia shkruan për heronjtë, ku nderi fitohet me guxim dhe ku njeriu ngrihet mbi vetveten dhe ai ëndërron lavdinë, ëndërron madhështinë, ëndërron pjesëmarrjen në një epope të paharrueshme dhe natyrisht ëndërron edhe shkëlqimin e tij. Beson se do të prekë me dorë atë që deri atëherë ai e kishte vetëm ëndërruar, por kur mbërrin në Waterloo, gjithçka shembet. Përballë tij nuk ka asgjë nga bukuria e ëndrrës. Ka baltë, tym, pluhur, ulërima, erë gjaku, plagë të hapura, këmbë të këputura, koka të shpartalluara, njerëz që vriten dhe nuk kuptojnë asgjë”, shkruan Rama.
Kryeministri e vijon shënimin e tij duke theksuar se protesta është pa motiv pasi nuk egziston problemi. Si gjithnjë ai e ngushton përballjen në Zvërnec duke refuzuar të bëjë vetë pikërisht atë që merr guximin tu këshillojë ptotestuesve, të ballafaqohet me faktet. Ndeshja nuk është atje dhe fakti që thekson Rama nuk është ai. Bile ai është i vetmi fakt që ka pjesë edhe algoritmi.
Fakti tjetër është Shqipëria e shtrydhur, dhunimi i vendit nga ai dhe kleptokratët në dhomën e tij e oligarkët e ndërtimit e grosistët e kokainës. Fakti është që qeveria që u votua nga qytetarët nuk u shërben me atyre por pasurimit të oligarkisë politike, biznesit e krimit.
Rama nuk e sheh këtë fakt pasi mendon se nëse nuk e transmeton algoritmi, ai nuk egziston. Sepse algoritmin që agresonte qeverisjen e tij e ka bërë zap. Prej dy javësh tregu monopol i telefonisë ka trembur algoritmin duke zëvëndësuar strategjinë e Ramës dhe Endrit që për më shumë se 10 vjet bënë copë çdo kritikë ndaj qeverisë me patronazhistët e rrjetit, hakerimet e pashpirta ndaj gazetarëve dhe portaleve jashtë kontrollit, blerjen shtrenjtë të atyre që nuk blihen lirë.
Rama po jeton një realitet tjetër, ashtu si çdo shtetar që ka prirjen të konvertojë ujkun pas kafshimit në një ëndërr, kur i shfaqet në derë pamundësia për të dalë nga halli. Nuk ka Vaterlo para zyrës tënde. Është diçka më shumë. Pra nuk është betejë mes të barabartëve ku dikush do humbë patjetër. Është lajmërim se ti ke humbur, por të paktën mos humb kohën e cila do të shërbente që humbja të ishte më e paqtë, e qetë dhe pa urrjetje.




