Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SAMI NEZA/ Letra e Ramës për CNN, si urdhër për mediat e Tiranës

06/06/2026
SAMI NEZA/ Letra e Ramës për CNN, si urdhër për mediat e Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Sami Neza

Kryeministri Edi Rama po intensifikon një debat dhe presion mbi median ndërkombëtare qe po transmeton protestat në Tiranë, më shpejt dhe më gjerë se televizionet kombëtare të Shqipërisë.

Ndërsa disiplinimi i mediave të huaja perëndimore nga një ‘kimera’ lindore-ballkanike siç është Rama është mision i pamundur, debati i ashpër nga zyra e tij e drejt e në X është më shumë halli për të mbajtur nën kontroll mediat e mëdha në vend. Deri tani ato kanë respektuar marrëveshjet nën tavolinë me qeverinë por  gazetarët e tyre marrin pjesë në protestë, postojnë nga profilet vetjake kundër qeverisë edhe pse  nuk kanë cënuar kufijtë e vendosur editorialë. Pavarësisht situatës nën kontroll dhe gjedjes hipokrite të gazetarisë nën influencën e Ramës, mund të ndodhë që me kalimin e ditëve mediat të lëshojnë Ramën dhe të rreshtohen me protestuesit. Rama do të mbetej keq se  ka mbyllur edhe ZP.

Por pavarësisht asaj që debati i Ramës me mediat ndërkombëtare ka objektiva të brendshme, dhe se ai debat nuk ndikon politikat editoriale të tyre, duhen theksuar disa cilësi të regjimit me mediat përgjatë qeverisjes e vecmas pas zgjedhjeve lolake të 2015 e deri sot. 

Teksti i Ramës në X i mëshon objektivitetit në pasqyrimin e protestave ndërsa ndërton një kontekst se  edhe mediat e huaja janë nën ndikimin e luftës hibride ndaj Shqipërisë organizuar ditën e parë të protestës nga grekët, të dytën nga rusët e serbët, të tretën nga iranianët, të katërtën nga disa sëbashku shto dhe radikalët fetarë ndërsa sot nga ata që e kanë halë në sy Shqipërinë përfshinë edhe kufijtë që kishte vendosur Enver Hoxha me Perëndimin.

Po i mëshon objektiviteti në pasqyrim ai që me regjimin e tij e zbriti Shqipërinë nga 2017 në 2025 me 23 vende  në indeksin e lirisë së mediave, rënia me drastike që ka pësuar liria në ndonjë vend që pretendon të ketë  liri mediash dhe shprehjeje. 

Ish zv/kryeministrja e tij u regjistrua në telefon duke i kërkuar drejtorit të rrugëve, institucioni publik me buxhetin më të lartë në vend të paguante shumë shpejt një media televizive dhe online me lekët e buxhetit ‘ndërkohë që të tjerët po i paguajnë mediat nga xhepat e tyre’. Fjala ishte për bizneset me kontrata të majme me qeverinë që patronaxhonin media të caktuara. Inceneratori fantazmë i Tiranës ku nuk është hedhur asnjë tullë ka financuar disa miliona euro mediat për të propoganduar qeverinë dhe sulmuar apo censuruar opozitën. Administrata publike në shumicë dhe ajo e bashkisë së Tiranës në rresht, janë trolls-at masivë kundër zërave apo mediave kritike online ndërsa ka të dhëna se është përdorur edhe ngadalësimi apo bllokimi në internet i mediave që nuk ishin në ‘listëpagesën’ e qeverisë. Zyra e shtypit në bashkinë e Tiranës, qeveri dhe disa ministri kanë shërbyer dhe ende shërbejnë si zyra censure po aq sa si zyra propogande. Financimi informal i mediave në Shqipëri është një normë dhe jo përjashtim. Media të drejtuara nga gazetarë me integritet mbijetojnë ndërsa analistë kritikë janë mbledhur në dy tre panele gjithsej pasi disa televizione me oligarkë negocuan largimin e tyre në këmbim të kontratave. 

Dhe ‘big brother’ i gjithë kësaj skeme është Kryeministri. 

Ky, pra me këto rekorde dhune ndaj medias së vendit të tij jep leksione etike mediave ndërkombëtare. 

Rama i akuzon ato për lajme të rreme, pasaktësi dhe tendencë ndërkohë që vetë ai në pesë ditë ka ndërtuar, publikuar e mbrojtur të paktën pesë skenarë konspiracioni që u theksuan më sipër  në lidhje me protestat në Shqipëri, dy prej tyre të mbështetura ne imazhe të gjeneruara nga AI dhe të propoganduara si të vërteta nga media dhe zyrtarë afër Ramës.

I fundit konspiracion është ai që po përdoret AI për të deformuar ngjarjet në Shqipëri duke ia veshur AI të vërtetat që nuk i ndalon dot. Në fakt AI jep përgjigje për protestat në Tiranë shumë afër këndvështrimit të qeverisë, çfarë hedh dyshimin për ndonjë investim për furnizimin  e njëanshmërisë së 

algoritmeve të saj. Ndërsa si ‘për hudhër’, letrën e sotme për CNN e të tjerët e nis me një fake news  në lidhje me numrin e pjesëmarrësve në protestë. 

Së fundi gjithë postimin e tij e vesh me tisin e protestës për mjedisin në Zvërnec, duke fshehur me dinakëri subjektet e  tjera të protestës. Çështja e mjedisit në Zvërnec ka qenë çështje kryesore para nisjes së protestave masive. Pika që zbrazi kupën. Por protestat e këtyre ditëve kanë një axhendë shumë më të avancuar se flamingot e dunat e rërës. Ato lidhen jo thjesht me probleme të projektit të Zvërnecit por me probleme të projektit Rama për Shqipërinë, fatkeqësisht i zbatuar tashmë dhe një pjesë është dëm ireversibël që vendi do ta vuajë gjatë. 

Shpjegimet e gjata të Ramës për projektin e Zvërnecit janë fija e barit. Në dhjetor të ‘90, pavarësisht varfërisë së skajshme të vendit, Ramiz Alia kishte mundësi të furnizonte me drita e ngrohje 24 godina të qytetit Studenti, duke realizuar kërkesën për kushte, kërkesë kjo homologe me ‘flamingon’ e këtyre ditëve. Ai e kuptoi se ajo nuk ishte thjesht çështje kaloriferësh me avull në dhomat e studentëve. Duhet ta pranojë edhe Rama se kjo nuk është çështje vetëm e ‘flamingos’. E dinë edhe mediat ndërkombëtare këtë. 

Po ndodh

SAMI NEZA/ Letra e Ramës për CNN, si urdhër për mediat e Tiranës

SAMI NEZA/ Letra e Ramës për CNN, si urdhër për mediat e Tiranës

06/06/2026
Rama sulmon mediat ndërkombëtare për protestat: U krijua një histeri digjitale mbi një projekt që nuk ekziston ende

Rama sulmon mediat ndërkombëtare për protestat: U krijua një histeri digjitale mbi një projekt që nuk ekziston ende

06/06/2026
“Rama ik”, mijëra protestues para Kryeministrisë presin dorëheqjen e kreut të qeverisë

“Rama ik”, mijëra protestues para Kryeministrisë presin dorëheqjen e kreut të qeverisë

06/06/2026
Europarlamentari Antonio Lopez-Isturiz: Të gjithë janë pro Shqipërisë në BE, por ngrejnë dyshimin, a mund të kemi Ramën në KE

Europarlamentari Antonio Lopez-Isturiz: Të gjithë janë pro Shqipërisë në BE, por ngrejnë dyshimin, a mund të kemi Ramën në KE

06/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SAMI NEZA/ Letra e Ramës për CNN, si urdhër për mediat e Tiranës

SAMI NEZA/ Letra e Ramës për CNN, si urdhër për mediat e Tiranës

06/06/2026
Rama sulmon mediat ndërkombëtare për protestat: U krijua një histeri digjitale mbi një projekt që nuk ekziston ende

Rama sulmon mediat ndërkombëtare për protestat: U krijua një histeri digjitale mbi një projekt që nuk ekziston ende

06/06/2026
“Rama ik”, mijëra protestues para Kryeministrisë presin dorëheqjen e kreut të qeverisë

“Rama ik”, mijëra protestues para Kryeministrisë presin dorëheqjen e kreut të qeverisë

06/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.