Gjykata e Shkodrës caktoi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtuesin dhe dy zyrtarë të ZVRPP-së, një notere dhe tre persona të tjerë, të cilët akuzohen se në bashkëpunim kanë falsifikuar dokumente pronësorë të rreth 15 mijë metra katrorë tokë, në zonën e Velipojës. Kjo masë u dha me kërkesë të Prokurorisë.
Organi i akuzës në vijim të hetimeve, në bazë të të cilave rreth dy javë më parë u sekuestrua sipërfaqja e tokës 15 mijë metra katrorë tokë, ka krijuar dyshime të arsyeshme se disa persona, në bashkëpunim ndërmjet tyre, kanë krijuar mundësinë për të falsifikuar dokumentet dhe për ta regjistruar atë pronë të fituar në mënyrë të kundërligjshme.
Deri në këtë fazë të hetimeve, Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se personat e mëposhtëm janë përgjegjës për kryerjen e veprimeve të paligjshme dhe për këtë arsye, ka marrë lejen nga gjykata për arrestimin e të dyshuarve.
Vendimet e gjykatës janë ekzekutuar gjatë ditës së Mërkurë nga ana e forcave të Policisë Vendore të Shkodrës. Vetëm i dyshuari Ilir Niklekaj nuk është bërë i mundur të arrestohet dhe tashmë është shpallur në kërkim.
Të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”
1. Ilir Nikleka, ish-regjistrues i ZVRPP-së Shkodër (shpallur në kërkim)
2. Besar Kali, jurist pranë ZVRPP Shkodër
3. Spartak Haxhiaj, hartograf pranë ZVRPP Shkodër, i proceduar edhe më parë për të njëjtën vepër penale
4. Valbona Hajdari, notere, Shkodër
Të dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”
5. Rrok Lushi, përfitues i sipërfaqes 15.000 m2, të sekuestruar tashmë
6. Adem Mlloja, i dyshuar si falsifikatorë të dokumentit pronësor
7. Ylber Mlloja, i dyshuar si falsifikatorë të dokumentit pronësor
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/