Po zhvillohet këtë të premte protesta kundër qeverisë nisur kundër projektit të investimit në Zvërnec. Qytetarët janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj planeve të zhvillimit në zonën bregdetare.
Protestuesit marshuan me flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, duke kërkuar transparencë dhe mbrojtjen e pasurive natyrore. Mes pankartave të shfaqura gjatë tubimit ishin slogane si: “Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, “Po ndërtoni aq shumë, sa edhe zogjtë po kërkojnë leje ndërtimi”, “KM shet trojet shqiptare për interesat e tij”, “Nuk shijon kafja, kur vidhet e ardhmja”, “Është koha për dorëheqje” dhe “Shqipëria nuk është në shitje”.
Protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e reagimit qytetar kundër projektit që, sipas tyre, rrezikon një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit.a.b





