Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama akuzon iranianët për ndërhyrje tek protestat në Tiranë

05/06/2026
Rama akuzon iranianët për ndërhyrje  tek protestat në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama akuzoi sot nga Mali i Zo ku ndodhet, aktorë të huaj, përfshirë Iranin, për përhapjen e dezinformatave dhe pretendoi se në rrjetet sociale janë publikuar video dhe përmbajtje të rreme për të nxitur reagime kundër projektit.

Protesta për resortin. A ka kërkesa për të diskutuar?

Kryeministri Edi Rama: Nuk ka kërkesa për të diskutuar, sepse nuk ka ende një projekt të miratuar. Kështu, së pari duhet të kemi projektin dhe pastaj ta shohim projektin e pastaj ta diskutojmë projektin. Por nuk diskutojmë dot diçka që nuk ekziston, por që po paraqitet në të gjithë median sociale në një luftë hibride kundër Shqipërisë me narrativa të rreme se ky projekt nuk është projekt, por “diçka e gatuar midis meje dhe Bibi Netanyahu përmes Jared Kushnerit për të sjellë palestinezët në Zvërnec”.

Dhe mendoj që media perëndimore duhet të jetë shumë më e kujdesshme, sepse faktet kanë rëndësi dhe duhet të kenë rëndësi gjithmonë, sepse nuk ka një projekt, sepse nuk ka arsye për t’u shqetësuar për aq sa ka të bëjë me projektin dhe sepse arkitektët më të mirë, më të mirët në botë, inxhinierët më të mirë, arkitektët më të mirë të peizazhit janë angazhuar.

Synimi nuk është që të bëjmë dëm në natyrë, por të bëjmë diçka unike që do të jetë e jashtëzakonshme për shqiptarët, por do të jetë edhe një dhuratë nga shqiptarët për të gjithë Europën.

E mira është që të kemi një moment të ri Helmut Kohl. Udhëheqësi i madh i Gjermanisë nuk doli pas rënies së murit për t’ju thënë gjermano-lindorëve: “Tani keni 35 kapituj që t’i përmbushni para se të uleni rreth tryezës me ne”, por tha: “Jemi të gjithë të ulur rreth një tryeze dhe pastaj duhen edhe përpjekje”.

Pra, duhet të jemi të gjithë rreth një tryeze si sot, gjithmonë, jo vetëm një herë në vit. Gjithsecili me bagazhin e vet të detyrave të shtëpisë dhe pastaj të gjithë, bazuar në meritë, të bëhen anëtarë me të drejta të plota.

Por anëtarë me të drejta të plota, jo në kuptimin çfarë mund të marrësh nga Europa, por menjëherë anëtarë me të drejta të plota për atë çfarë mund t’i japësh Europës. Në të kundërt, është si t’u thuash fëmijëve: derisa të rriteni, rrini te komshinjtë. E njëri prej tyre njihet me një gangster, një tjetër mahnitet nga kukullat kineze dhe pastaj, kur rriten, nuk janë më gati që të vijnë te prindërit.

– Çfarë po bën qeveria që të sigurojë ambientalistët për projektin e resortit?

Kryeministri Edi Rama: Në fakt, pikë së pari, kjo nuk ka të bëjë me ambientalistët ose, po themi, nuk ka të bëjë vetëm me ambientalistët. Ka të bëjë, pikë së pari, me një luftë hibride.

Armiq të vendit, të cilët i njohim, të gjithë ata që e dinë historinë tonë i njohin ata, iranianët, të cilët janë angazhuar në sulme kibernetike kundër nesh qysh prej një kohe të gjatë dhe që na kanë bërë kaq shumë dëme sa na kanë detyruar që t’i nxirrnim nga vendi, janë pjesë e kësaj për të nxitur narrativën se projekti nuk është ajo që thuhet, por është një marrëveshje midis meje dhe Bibi Netanyahu, gatuar nga Jared Kushneri, për të sjellë palestinezët nga Gaza në Shqipëri.

Kjo është një prej narrativave dhe ka tërhequr shumë vëmendje.

Keni parë shumë video të rreme me qindra mijëra njerëz që bërtasin “Izrael, shko në shtëpi”. Është e gjitha e rreme, sepse nuk ka asgjë të tillë në Shqipërinë reale dhe është turp për ata që i bëjnë të gjitha këto gjëra.

Nga ana tjetër, ka njerëz mirëfilli të shqetësuar me qëllime të mira dhe ju kam thënë e ju them: nuk keni asgjë për t’u shqetësuar, sepse projekti nuk është gati. Nuk e kemi projektin. T’i siguroj për çfarë?

Ne kemi qenë të parët që kemi vendosur standardet për projektin që do të vijë dhe do të presim projektin. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, në qoftë se nuk sheh që numri i llogarive apo i shqiptarëve në mjedisin digjital është rritur që në ditët e para të këtyre sulmeve.

Është një sulm hibrid.m.k

Po ndodh

Rama akuzon iranianët për ndërhyrje  tek protestat në Tiranë

Rama akuzon iranianët për ndërhyrje tek protestat në Tiranë

05/06/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

I vendosi thikën në fyt policit tek Kthesa e Kamzës

05/06/2026
Deputeti socialist Kelvis Jahaj paraqitet në SPAK, Balluku e kishte në rrethin e vet

Deputeti socialist Kelvis Jahaj paraqitet në SPAK, Balluku e kishte në rrethin e vet

05/06/2026
SPAK merr në hetim ndërtuesin Pandeli Carapuli, pjesë e dosjes ‘Balluku’

SPAK merr në hetim ndërtuesin Pandeli Carapuli, pjesë e dosjes ‘Balluku’

05/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama akuzon iranianët për ndërhyrje  tek protestat në Tiranë

Rama akuzon iranianët për ndërhyrje tek protestat në Tiranë

05/06/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

I vendosi thikën në fyt policit tek Kthesa e Kamzës

05/06/2026
Deputeti socialist Kelvis Jahaj paraqitet në SPAK, Balluku e kishte në rrethin e vet

Deputeti socialist Kelvis Jahaj paraqitet në SPAK, Balluku e kishte në rrethin e vet

05/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.