Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social Facebook nga hoteli Porto Montenegro në Mal të Zi, ku ka krahasuar zhvillimin turistik të vendit fqinj me projektet që po debatohen aktualisht në Shqipëri.
Në mesazhin e tij, Rama u shpreh se Shqipëria nuk duhet të humbasë mundësinë për tërheqjen e investimeve të mëdha dhe zhvillimin e turizmit, duke iu referuar suksesit të Porto Montenegro si një prej destinacioneve më të njohura në rajon.
“LIVE NGA PERLA QË E SOLLËN KËTU DIKUSH QË E PËRZUNË NGA SHQIPËRIA🤷🏻♂️
O çuna goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti😩
Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane🇦🇱🌊☀️🌴🦩🌳🐦⬛🇪🇺”, shkroi Rama.
Deklarata vjen ndërsa prej disa ditësh në Tiranë po zhvillohen protesta kundër investimit të planifikuar në Zvërnec, projekteve klienteliste të Ramës dhe ligjeve klienteliste. Kryeministri ka mbrojtur vazhdimisht projektin më Zvërnec duke e konsideruar atë një mundësi të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.a.b





