Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Ne mbështesim protestat, por nuk marrim autorësi! Nëse Rama bën anti-miting në Vlorë, do përballet me ne

04/06/2026
Berisha: Ne mbështesim protestat, por nuk marrim autorësi! Nëse Rama bën anti-miting në Vlorë, do përballet me ne
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se PD mbështet protestat, por nuk merr autorësi! Nëse Rama bën anti-miting në Vlorë, do përballet me ne, tha Berisha duke iu referuar një antimitingu që po përgaditet në këtë qytet me punonjës të administratës publike.

Pyetje: Si ka mundësi zoti Berisha që një opozitë nuk mbështet një protestë qytetare…

Sali Berisha: Jo, jo, mos ngatërro. Jo, mos ngatërro një gjë! Jo, mos ngatërroni një gjë! Atëherë ne e kemi shprehur, respektojmë të drejtën e çdo qytetari për protestë. E kam theksuar…

Pyetjet: E keni mbështetur këtë protestë ju, se qytetarët…

Sali Berisha: Për çdo protestë! Për çdo protestë, pikë! Mos e diskuto. Por nuk jemi ata ne që të marrim protestën e tjetrit. Atë s’e bëjmë kurrë! Ka një moral. Ka një moral, apo jo?
Edhe ne në çdo rast, ti nuk na ke parë ndonjëherë të dalim, absolutisht mbështesim çdo protestë të çdo qytetari, por ne autorësi nuk i marrim kujt. Se kjo është amorale. Kjo është amorale. Po e ndjekim, në qoftë se ky shkon e i bën anti-miting në Vlorë, ai do përballet me ne atje.
Se kjo është vija e kuqe. Kalon çdo vijë pastaj aty. Dhe të zgjedhë ky një qytet se ‘ai është kryeqyteti…’.
A e dëgjoje çfarë i thoshte asaj aventurierja aty? ‘Është kryeqyteti i Partisë Socialiste, Vlora’, thoshte ai atje.

Pyetje: Me çfarë do përballet në Vlorë?

Sali Berisha: Qytetarët do t’i tregojnë në Vlorë se si do përballet! Unë të them të mos lëvizë se kjo është e turpshme. Nuk lëvizet me miting, anti-miting.
Këtë e bënte Ramiz Alia, e bëri kur rrëzuam shtatoren e Enver Hoxhës, dolën vullnetarët e Enverit dhe rrëmbyen armët dhe thanë do shpallim Vlorën republikë. Lexoni, Republika e jugut me kryeqytet Vlorën. Dolën vlonjatët, ia bllokuan urën e Mifolit, edhe i lanë të rraskapitur mezi hynë në Vlorë. Kjo do t’i ndodhë edhe Edi Ramës.

Pyetje: Pra i keni rënë pishmanit për anti-mitingjet e ’97-ës?

Sali Berisha: Asnjë anti-miting s’kam organizuar në ’97-ën, absolutisht. Kam bërë fushatë elektorale në mes të plumbave. Jo anti-miting, më vjen keq. Shko e shihi, banditët gjuanin me kallashnikov, unë vazhdoja fjalimin.a.b

Po ndodh

Rama nga Mali i Zi: “Nuk do ta lëmë Shqipërinë të humbasë trenin e investimeve”

Rama nga Mali i Zi: “Nuk do ta lëmë Shqipërinë të humbasë trenin e investimeve”

04/06/2026
Berisha: Ne mbështesim protestat, por nuk marrim autorësi! Nëse Rama bën anti-miting në Vlorë, do përballet me ne

Berisha: Ne mbështesim protestat, por nuk marrim autorësi! Nëse Rama bën anti-miting në Vlorë, do përballet me ne

04/06/2026
DITA E PESTË/ “Edi Rama o i pangopur, dorëhiqu”

DITA E PESTË/ “Edi Rama o i pangopur, dorëhiqu”

04/06/2026
Vrasja e Enea Mekollit në Maliq, policia nis hetim për organizimin e operacionit. Ishin 40 apo 14 policë në aksion

Vrasja e Enea Mekollit në Maliq, policia nis hetim për organizimin e operacionit. Ishin 40 apo 14 policë në aksion

04/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nga Mali i Zi: “Nuk do ta lëmë Shqipërinë të humbasë trenin e investimeve”

Rama nga Mali i Zi: “Nuk do ta lëmë Shqipërinë të humbasë trenin e investimeve”

04/06/2026
Berisha: Ne mbështesim protestat, por nuk marrim autorësi! Nëse Rama bën anti-miting në Vlorë, do përballet me ne

Berisha: Ne mbështesim protestat, por nuk marrim autorësi! Nëse Rama bën anti-miting në Vlorë, do përballet me ne

04/06/2026
DITA E PESTË/ “Edi Rama o i pangopur, dorëhiqu”

DITA E PESTË/ “Edi Rama o i pangopur, dorëhiqu”

04/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.