Zjarr në një pallat në “Ali Demi”, një banore përfundon në spital nga asfiksia
Një zjarr është regjistruar pak pas mesnatës në një pallat në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Si pasojë e tymit të përhapur në ambientet e godinës, një banore ka pësuar asfiksi dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Tymi i dendur u përhap me shpejtësi në pallat, çka detyroi evakuimin e banorëve.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të neutralizonin flakët dhe të vinin situatën nën kontroll.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.a.b





