Puno gjithë ditën për të qënë prapë i fundit. Indeksi i cilësisë së jetës për Evropën e nxjerr Shqipërinë në fund. Edhe vendet në luftë, bile edhe ato me ekonomi oligarkike si Rusia kanë cilësi më të lartë të jetës. Shikoni hartën më poshtë dhe pastaj besoni më tej ato që thotë Rama se GDP është dyfishuar. Në fakt për Ramën dhe rrethin e tij të biznesit dhe familjes GDP është qindfishuar. Për ju të tjerët është shumë më pak se në 2013
Ndërkaq n/kryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti me një reagim në rrjetet sociale shkruan se, nën qeverinë Rama kush punon ngel i varfër ndërsa publikoi shifrat e BB për vargërinë në Shqipërinë.
“Sipas raporteve ndërkombëtare, plot 39% e shqiptarëve që janë në marrëdhënie pune NUK SHTYJNË DOT MUAJIN!
Sipas Bankës Botërore, 23% e shqiptarëve jetojnë me MË PAK se 681 lekë në ditë.
Kjo është skllavëria moderne e qeverisjes së gabuar.
Njerëzit zgjohen në mëngjes, derdhin djersë duke punuar për orë të tëra dhe në fund të muajit nuk u dalin lekët as për ilaçet e prindërve apo librat e fëmijëve”, shkruan Teliti. a.b





