Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama në Estoni: Evropa të flasë edhe me Putinin. Replikë nga kryeministri estonez

15/05/2026
Rama në Estoni: Evropa të flasë edhe me Putinin. Replikë nga kryeministri estonez
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë vizitës së tij në Estoni, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në diskutimet mbi zhvillimet strategjike dhe rolin e Europëspërballë sfidave të reja ndërkombëtare në panelin hapës të konferencës Lennart Meri, një prej forumeve të rëndësishme ndërkombëtare kushtuar sigurisë, diplomacisë dhe të ardhmes së Europës. Një ndër çështjet që shtroi Rama ishte edhe nevoja për të folur me Putin.

Liderë politikë, ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përfaqësues të institucioneve globale diskutuan sfidat aktuale gjeopolitike dhe perspektivën e bashkëpunimit euro-atlantik në një periudhë tensionesh dhe ndryshimesh të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Pyetja ime është për të gjithë përfaqësuesit europianë. A është koha e duhur që të ndryshoni ligjet tuaja dhe të lejoni europianët të shkojnë të mbrojnë Ukrainën?

– Më pëlqeu vërtetë se si Edi Rama u përpoq ta çizolonte këtë diskutim. Foli për Mario Draghi e në fakt kornizën që kemi pasur në raport me Shtet e Bashkuara të Amerikës. Pra presidenti Trump ka parë në fakt aspektin ekonomik të pjesës së sigurisë, pra e sintetizoji. Ndaj e kuptoj se çfarë deshët të bënit me diskutimin e Mario Draghi. Pra, po të shkosh në Kinë dhe ata kanë një sintezë. Dua të ngre këtë pyetje. Si e shihni këtë diskutim në Europë? Mbetet ende një diskutim “niche boutique” apo i përqëndruar te Mario Draghi apo një diskutim më i gjerë? 

Kryeministri Edi Rama: Në vend që të mbyllim kohën me pyetjet më duhet të përgjigjem. Unë mendoj që në fund të kësaj bisede, çfarë kemi marrë? Jemi këtu apo po përpiqemi të flasim se si Europa duhet të ndërtojë mbrojtjen dhe të jetë e vetëmjaftueshme, të paktën kjo është ajo çfarë gjithkush nga ana europiane tha. Por kur bëhet fjalë se çfarë ka në sfond, gjëja më e lehtë është të godasim SHBA-në apo Trumpin, ndërkohë që problemi ynë nuk është Trumpi, nuk janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk është çështja nëse vijnë a ikin. Është kështu siç është. Siç thotë edhe Trumpi. Problemi ynë është se si do të bëhet Europa një fuqi që do të përballojë këtë rritje të kapacitetit të saj ushtarak, ndërkohë që në të njëjtën kohë bëhet apo është ai vendi që të gjithë kemi adhuruar kur ishim përtej murit. Pra, të jetë vendi i konkurrueshmërisë, të bëhet vendi i një tregu të mirëfilltë të përbashkët, të bëhet një vend me një treg të pafragmentarizuar energjetik, një vend ku inteligjenca artificiale nuk është thjesht dhe vetëm e rregulluar, por edhe krijuar dhe ndjesë, por të bëhet vendi ku nuk duhet të harrojmë se ajo çfarë e ka bërë Europën atë që është, nuk është fakti që Europa hyn në luftë, por sepse Europa ka qenë fuqia më e jashtëzakonshme e butë në botë. 

Është po kështu diçka tjetër. Europa duhet të flasë me VladimirVladimiroviçin. Jo thjesht të flasë për Trumpin. Dhe të flasësh me Vladimir Vladimirovin nuk është e lehtë, e di. Nuk do të thotë të mos mbështetësh Ukrainën. Do të thotë që ta mbështesësh Ukrainën deri në fund, por edhe të kuptosh që për të nderuar Europën dhe kulturën dhe historinë europiane na duhet ta luajmë ndryshe. Dhe kështu i përgjigjem edhe atij zotërisë tjetër. Po ISIS ka rekrutuar më shumë njerëz, por Europa nuk mund të kopjojë ISIS-in, sepse ne duhet të synojmë për diçka krejt ndryshe. Kjo është gjëja, që ne shmangim tërë kohën. Zotëria tha aty Spanja etj. Dëgjoni, Pedro Sanchez ka dhënë një argument shumë të mirë. Ai nuk ka nevojë për mua që t’i bëj avokatin. Por ai dha një argument shumë të mirë që nuk ka të bëjë me sa përqind, por ka të bëjë me kapacitetet. Ka të bëjë me mënyrën se si këto i ndërtojmë këto kapacitete që janë mbrojtje evropiane, jo thjesht mbrojtje estoneze apo angleze e kështu me radhë. Mbrojtje evropiane dhe jemi kaq larg kësaj saqë gjithë kohës përpiqemi që të marrim përgjigje se si Trumpido të bëhet më pak i apasionuar të na hutojë apo të na bëjë konfuzë. Kjo nuk do të ndodhë.

Kryeministri i Estonisë, Kristen Michal: Dua të korrigjoj mikun tim Edi. Ai është mjaft i apasionuar. Unë jam dakord që problemi është Putin. Po është një problem, problem real dhe problem është edhe dobësia e Europës. Europa ka qenë projekt paqe, pa armë dhe tashmë po bëhet një projekt paqeje me armë dhe kërkon shumë ndryshime. Europa sidoqoftë nuk duhet të kërkojë nga Putini sigurinë europiane. Nuk është kjo mënyra e duhur. 

Kryeministri Edi Rama: Po pse duartrokisni? Kjo është e qartë. Unë nuk e thashë këtë. Më fal, Izraeli dhe Hamasi hidhen në fyt të njëri-tjetrit deri në vdekje dhe ndërkohë flasin me njëri-tjetrin. Mos harroni unë vij nga një vend që qysh prej viteve 1960 asnjë nuk ka shkuar në Moskë dhe asnjë nuk vjen nga Moska. Kështu që jam absolutisht larg dikujt që kërkon të takohet me Vladimir Vladimiroviçin. Por dikush duhet të takohet. Atëherë në të kundërt çfarë bëjmë? Përgatisim çfarë? Rusia është aty. Nuk është se do të shkojnë në vend tjetër. Pra, ndërkohë që bëjmë gjithë ato sa u thanë me të drejtë, diplomacia është një domosdoshmëri, atëherë pse tetë udhëheqës shkojnë te Trumpi, ulen me të dhe i thonë çfarë të tha Vladimiri? Le të shkojnë drejtpërdrejtë.

Po ndodh

Rama në Estoni: Evropa të flasë edhe me Putinin. Replikë nga kryeministri estonez

Rama në Estoni: Evropa të flasë edhe me Putinin. Replikë nga kryeministri estonez

15/05/2026
Letra e Ilda Zhulalit për votuesit GRI: Voto sikur jeta jote varet nga kjo – sepse në fakt varet plotësisht

ILDA ZHULALI/ Pse pranoi Rama?

15/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Ilir Meta nxjerr dokumentin, vë në dyshim akuzat për lobim të paligjshëm

15/05/2026
KONFLIKTI/ Lefter Koka shigjeton sërish qeverinë, ironizon punët fasadë

Lefter Koka nuk gjendet në shtëpi, ka ikur jashtë vendit

15/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama në Estoni: Evropa të flasë edhe me Putinin. Replikë nga kryeministri estonez

Rama në Estoni: Evropa të flasë edhe me Putinin. Replikë nga kryeministri estonez

15/05/2026
Letra e Ilda Zhulalit për votuesit GRI: Voto sikur jeta jote varet nga kjo – sepse në fakt varet plotësisht

ILDA ZHULALI/ Pse pranoi Rama?

15/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Ilir Meta nxjerr dokumentin, vë në dyshim akuzat për lobim të paligjshëm

15/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.