Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ILDA ZHULALI/ Pse pranoi Rama?

15/05/2026
Letra e Ilda Zhulalit për votuesit GRI: Voto sikur jeta jote varet nga kjo – sepse në fakt varet plotësisht
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Ilda Zhulali

Të vertetojë letrën e McAllister drejtuar komisioneres Kos, se opozitën e kishte përjashtuar nga procesi i anëtarësimit në BE. Rezoluta e Kuvendit e vërtetoi këtë, duke u përgatitur 5 muaj pas detyrimit ligjor për të raportuar në parlament mbi këtë proces.

Të rrëzojë raportin e ministres së tij që thoshte se Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm. Raporti i qeverisë apo fjala progres as nuk përmendet askund në rezolutë.

Të njohë përgjegjësinë dhe detyrimin për zgjedhje të lira dhe të barabarta, teksa OSBE/ODIHR thotë se zgjedhjet 2025 u zhvilluan në kushte të pabarabarta, pa vijë ndarëse mes partisë dhe shtetit, dhe me përfshirje të krimit. Rezoluta ka referenca të qarta si në raportin e OSBE/ODIHR ashtu edhe në raportin e Parlamentit Europian.

Të njohë detyrimin që parlamenti të heqë imunitetin e zëvendëskryeministres dhe të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Rezoluta i përfshin këto detyrime të theksuara si në raportin e Parlamentit Europian ashtu edhe në angazhimin që merr përsipër vetë Kuvendi.

Të pohojë se IBAR nuk është miratuar, dhe se kriteret kyçe lidhen me zbatim me rezultate të matshme dhe konkrete, si dorëzimi i Ballukut, sekuestrimi i parave të krimit, ndalimi i prokurimeve të paracaktuara dhe korruptive, etj. Rezoluta i përfshin këto, të shprehura në detaje si në raportin e Komisionit Europian ashtu edhe në raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian.

Të hedhë poshtë nismën me Vuçiçin që synon të devijojë procesin e anëtarësimit të plotë në BE. Rezoluta e përfshin këtë qartësisht.

Të pranojë se opozitës duhet t’i garantohet hapësira e saj siç e parashikon kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit, pasi opozita i dorëzoi Komisionit dhe Parlamentit Europian raportin se si i janë shkelur të drejtat parlamentare. Rezoluta e përfshin këtë edhe si parim të përsëritur edhe eksplicit.

Të pranojë se Partia Demokratike nuk është një forcë ekstremiste që kërkon largimin e Shqipërisë nga BE, siç e ka paraqitur Rama në Bruksel. Rezoluta shpreh pa dyshim se PD dhe e gjithë opozita shqiptare janë pro-europiane dhe besojnë se ky proces mund ta transformojë Shqipërinë, NËSE dhe KUR reformat të zbatohen realisht.

Të zbatojë ligjin për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit europian dhe rregulloren e Kuvendit që e detyrojnë parlamentin të nxjerrë një rezolutë për integrimin europian çdo vit. Kjo rezolutë nuk është asgjë e jashtëzakonshme, është produkt i natyrshëm i këtij detyrimi ligjor.

Arsyet pse Rama pranoi përmes kësaj rezolute të gjitha problemet e ngritura nga opozita nuk të çojnë tek ndonjë dorëzim i opozitës. Por të çojnë tek ngushtimi i lakut që i ka ardhur Ramës pas depërtimit të të gjitha mesazheve të opozitës në Bruksel, dhe vërtetimit që i bënë kësaj gjendjeje dy misionet faktmbledhëse të Parlamentit Europian dhe partive popullore europiane në Tiranë dy muaj më parë.

Rezolutën e shplanë, pa u tharë boja, lotëkrokodilët e Mirlindës — por edhe për të shpjegimet në Bruksel do të duhet t’i japë sërish Rama, i cili as nuk e votoi këtë rezolutë.

Po ndodh

Letra e Ilda Zhulalit për votuesit GRI: Voto sikur jeta jote varet nga kjo – sepse në fakt varet plotësisht

ILDA ZHULALI/ Pse pranoi Rama?

15/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Ilir Meta nxjerr dokumentin, vë në dyshim akuzat për lobim të paligjshëm

15/05/2026
KONFLIKTI/ Lefter Koka shigjeton sërish qeverinë, ironizon punët fasadë

Lefter Koka nuk gjendet në shtëpi, ka ikur jashtë vendit

15/05/2026
Berisha publikon investigimin e ekspertit të njohur: Diella është një avatar bosh

Berisha publikon investigimin e ekspertit të njohur: Diella është një avatar bosh

15/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Letra e Ilda Zhulalit për votuesit GRI: Voto sikur jeta jote varet nga kjo – sepse në fakt varet plotësisht

ILDA ZHULALI/ Pse pranoi Rama?

15/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Ilir Meta nxjerr dokumentin, vë në dyshim akuzat për lobim të paligjshëm

15/05/2026
KONFLIKTI/ Lefter Koka shigjeton sërish qeverinë, ironizon punët fasadë

Lefter Koka nuk gjendet në shtëpi, ka ikur jashtë vendit

15/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.