Opozita, në fakt, zhbllokoi sot edhe miratimin e IBAR në Bruksel duke votuar në konsensus me mazhorancën ‘Rama’ rezolutën për integrimin.
IBAR ishte bllokuar dhe nuk kalonte, më qartë qeveria nuk po e kalonte dot IBAR-in.
‘De facto’ opozita dhuroi këtë pasdite argumentin që IBAR të miratohet.
Si i tillë ky votim është edhe një dhuratë e madhe për Shqipërinë duke tejkaluar për hir të procesit dhunën politike, ekonomike, sociale, të informimit, të njëtrajtshme, në të gjitha caqet që qeveria ka bërë ndaj kundërshtarëve politikë, atyre që nuk janë as kundërshtarë, as mbështetës dhe bile edhe atyre që e mbështetin atë nga periferia socialiste.
COELA( Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet që negociojnë anëtarësimin) është mbledhur të paktën 8 herë që nga marsi për të miratuar një raport rozë të Komisionit Evropian për Shqipërinë, moment që i hap rrugën nisjen së mbylljes së kapitujve. Raporti i ndërmjetëm IBAR vlerëson cilësinë e reformave për kapitujt 23, 24 të integrimit që lidhen me demokracinë, zgjedhjet, antikorrupsionin, median etj. Pa u miratuar ai nuk ka hap para. Rama ka thënë vazhdimisht se raporti nuk është bllokuar. Rama ka problem me përkufizimin e fjalës. Raporti është ndryshuar disa herë nga Komisioni por nuk miratohet sërish edhe pas ndryshimeve.
Problemi nuk është ndryshimi i raportit nga Komisioni por ndryshimi i Tiranës.
Qeveria nuk ka ndërmend të ndryshojë edhe me kushtin që të bllokojë integrimin. Ky është momenti kur opozita ndërmori hapin, miratoi një rezolutë që mund ti japë argument shtesë Komisionit Evropian të mbrojë raportin e amenduar diaa herë para COELA.
Në fakt rezoluta peshon rëndë me gjestin, jo me tekstin. Teksti është gjeneralist, edhe po të ishte gjysma e saj njësoj do të ishte. Por konsensusi i opozitës i jep kuptimin. Rama nuk ka më fuqi të avancojë axhendën e integrimit në Bruksel.




