Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Banka e Rreme 2”, në kuadër të goditjes së krimit kibernetik dhe mbrojtjes së qytetarëve nga mashtrimet online.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet zbuluan një skemë mashtruese të tipit “smishing”, përmes së cilës qytetarëve u dërgoheshin mesazhe SMS në emër të një banke të nivelit të dytë. Në këto mesazhe, qytetarëve u kërkohej të përditësonin të dhënat e tyre bankare duke klikuar në një link mashtrues, i cili imitonte faqen zyrtare të institucionit financiar.

Si pasojë e kësaj skeme, disa persona kanë dhënë të dhënat bankare dhe u janë komprometuar llogaritë.

Pas hetimeve të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit I.K., 25 vjeç, me shtetësi holandeze, i dyshuar si autor i skemës mashtruese.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasin A.R., i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Policia e Shtetit u bëri apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve apo linkeve të dyshimta që kërkojnë të dhëna personale ose bankare, duke theksuar se asnjë institucion bankar nuk kërkon përditësim të të dhënave sensitive përmes SMS-ve apo linkeve të dërguara në telefon.

Autoritetet ftojnë qytetarët që çdo rast të dyshimtë ta raportojnë menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose pranë bankës së tyre. a.b

Po ndodh

DITA 27/ Marshim në Tiranë me thirrje kundër qeverisë. Shqipëria kërkon revolucion

DITA 27/ Marshim në Tiranë me thirrje kundër qeverisë. Shqipëria kërkon revolucion

26/06/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

TIRANË/ Të shtëna me armë zjarri në Babrru

26/06/2026
Votimi për kryetarin e PD, te gjitha adresat e qendrave të votimit në gjithë Shqipërinë

PD mbledh më 1 korrik Këshillin Kombëtar, në rend dite zgjedhja e Kryesisë së re

26/06/2026
Shqipëria drejt mbylljes së Tik Tok dhe Snapchat, deklarata e Kryeministrit Rama

Afro 200 milionë euro borxhi i Shqipërisë për gjobat e arbitrazheve

26/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 27/ Marshim në Tiranë me thirrje kundër qeverisë. Shqipëria kërkon revolucion

DITA 27/ Marshim në Tiranë me thirrje kundër qeverisë. Shqipëria kërkon revolucion

26/06/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

TIRANË/ Të shtëna me armë zjarri në Babrru

26/06/2026
Votimi për kryetarin e PD, te gjitha adresat e qendrave të votimit në gjithë Shqipërinë

PD mbledh më 1 korrik Këshillin Kombëtar, në rend dite zgjedhja e Kryesisë së re

26/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.