Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në foto Rama, Shehaj si drejtoreshë e Tatimeve dhe Spiropali si drejtoreshë e Doganave

Kryeministri Edi Rama ka fituar gjyqin për shpifje ndaj ish-drejtoreshës së Tatimeve, Brisida Shehaj, lidhur me deklaratat publike të kësaj të fundit për korrupsionin, taksën e naftës dhe funksionimin e Bordit të Transparencës.

Lajmi u bë publik nga mediat këtë të diel, ndërsa vetë Shehaj reagoi me një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku sulmoi kryeministrin dhe paralajmëroi se do ta ankimojë vendimin në Apel.

Në reagimin e saj, Shehaj ironizoi mënyrën se si, sipas saj, mazhoranca po e paraqet vendimin si një “fitore politike”, ndërsa theksoi se nuk do të tërhiqet nga akuzat që ka ngritur ndër vite ndaj qeverisë.

“Qysh nga 2022 kur nisi kjo gjueti personale e Ramës në gjykatë ndaj meje, koha provoi se ajo që u quajt ‘shpifje’ është kusuri në shpinën e rraskapitur të shqiptarëve”, shkruan ajo.

Ish-drejtoresha e Tatimeve rendit në reagim disa prej çështjeve për të cilat thotë se ka folur publikisht, duke përmendur akcizën e naftës, koncesionet, kontrabandën dhe raportet e kontrollit financiar.

“Çështjen e kam çuar në apel dhe deri në verdiktin final do të pres drejtësinë. Edhe atë që e kontrollon vetë lideri suprem. E nëse sërish vendosin kundra meje jam e qetë, sepse mund ta fitojë këtë gjyq Edi Rama, por ka humbur epokën”, shprehet Shehaj.

Ajo shton më tej se do të vijojë përballjen politike dhe publike me kryeministrin dhe sistemin që, sipas saj, ai përfaqëson.

“Edhe pas kësaj, ti dhe sistemi yt do të më keni përballë. Asnjë milimetër anash. Pas kurrë!”, përfundon reagimi i saj.

Po ndodh

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.