Gjykata e Durrësit ka zhvilluar sot seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj Nikoll Radaçit, shoferit të përfshirë në aksidentin e rëndë rrugor në Durrës.
Në përfundim të shqyrtimit, gjykata vendosi që Radaçi të mbetet në masën “arrest me burg”, duke e lënë në qeli deri në vijim të hetimeve.
Radaçi akuzohet si drejtuesi i mjetit që u përfshi në aksidentin që tronditi qytetin, ndërsa organet hetimore po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive.
Seanca u zhvillua mes masave të sigurisë, ndërsa pritet që në ditët në vijim të dalin detaje të tjera mbi ngjarjen.





