Tragjedi në Durrës, makina përplas tre fëmijë të mitur, dy humbin jetën.
Një aksident tragjik është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku dy fëmijë të mitur humbën jetën ndërsa një i tretë është në gjendje të rëndë pasi u goditën nga një automjet.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të moshës rreth 10 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, dy prej të miturve kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa fëmija tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po transportohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë. a.b




