Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Fier, ku një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 11:40, në Spitalin Rajonal të Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. G., 35 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me thikë nga një person ende i paidentifikuar.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.a.b



