Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko”, në një dyqan që ofron shërbime interneti, në pronësi të Endri Meksit,pronar i MCN tv, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motiveve të këtij akti.
Meksi ka denoncuar disa jerë kërcënime ndaj tij ndërsa prokuroria dhe policia e Tiranës nuk kanë intensifikuar hetimet. Kjo është hera e parë që kërcënimet zëvendësohen nga tritoli duke patur në shënjestër një pronar mediash. a.b





