Biznesmeni kinez Li Jianhong i cili ka humbur jetën në një aksident tragjik në aksin rrugor Librazhd-Elbasan të hënën ishze një emër i njohur i biznesit në Kinë. Ai ishte themelues i Silkroad Mountain Resort dhe president i Xinjiang Grand Scape Group, me aktivitet në fushat e turizmit, telekomunikacionit dhe investimeve.
Përveç suksesit në biznes, Li Jianhong njihej edhe si alpinist i nivelit të lartë, pasi kishte përmbushur sfidën Explorer’s Grand Slam, duke ngjitur edhe malin Mount Everest. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta dhe tronditje në komunitetin e biznesit dhe sportit. a.b





