Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur këtë të martë vendimin mbi ankimin e Erion Veliaj, lidhur me çështjen për pezullimin e afateve të paraburgimit.
Sipas njoftimit zyrtar, trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani shqyrtoi ankimin kundër vendimit nr. 91, datë 24 mars 2026, të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në përfundim, Apeli vendosi miratimin e vendimit të shkallës së parë, duke lënë në fuqi vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit ndaj Erion Veliaj. a.b





