Autori, Joseph C. Thoresen
E dashura i rrëfen se një i njohur i përbashkët e kishte përdhunuar, ai hakmerret duke e vrarë e i prerë kokën. Protagonist i kësaj vrasjeje makabre është bërë një 35 vjeçar amerikan, Joseph C. Thoresen, nga Minesota.
Joseph C. Thoresen 35 vjeçar, akuzohet se ka vrarë 20 vjeçarin David A. Haiman, i cili dyshohet se ka përdhunuar të dashurën e Joseph.
Pasi ka mësuar nga e dashura se David kishte abuzuar me të, 35 vjeçari kishte humbur tërësisht logjikën.
Ai e ka ftuar të riun në apartament, e pasi kanë pirë të tre marijuanë dhe metanfetaminë kanë dalë për të bërë një xhiro në një pyll aty afër. Aty Joseph e ka rrahur, më pas e ka vrarë e në fund i ka prerë kokën të riut 20 vjeçar.
Policia në Minesota e ka ndaluar Joseph, e tashmë ai është në pritje të procesit gjyqësor për vrasje.
Viktima, David A. Haiman
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/