Është ndarë nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata. Lajmi i trishtë është bërë publik nga i biri, juristi Çlirim Gjata, përmes një njoftimi.
“Të nderuar miq! Me hidhërim ju njoftoj se babai, Rustem Gjata, ndërroi jetë sot. Procesioni bëhet nesër, e mërkurë, dt. 29 prill, ora 11:00, duke u nisur nga shtëpia funerale Alba 2000, te Rruga e Durrësit. Me respekt, Çlirim Gjata”, thuhet në mesazhin e publikuar prej tij.
Rustem Gjata ka mbajtur një nga detyrat më të larta në sistemin e drejtësisë shqiptare, duke lënë gjurmë në institucionet kushtetuese të vendit.
Ceremonia mortore do të zhvillohet nesër, më 29 prill, në orën 11:00, me nisje nga shtëpia funerale Alba 2000, në Rruga e Durrësit.




