Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se opozita do të zhvillojë protestën e radhës më 8 maj, një ditë përpara Dita e Evropës.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha bëri thirrje për mobilizim qytetar, duke theksuar se protesta do të zhvillohet në rrugët dhe sheshet e Tiranës dhe do të jetë, sipas tij, një nga reagimet më të forta paqësore kundër qeverisë.
Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij, duke e cilësuar protestën si një kundërshtim ndaj qeverisjes aktuale.
“8 maji, një ditë e rëndësishme. Shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi, kundër kreut të organizatës kriminale dhe regjimit të qeverisë së tij, pra kundër Edi Ramës dhe narko-ministrave”, u shpreh Berisha.a.b




