Një telefonatë alarmuese ka vënë në lëvizje Policinë në Fier, por pas verifikimeve rezultoi të ishte një njoftim i rremë.
Rreth orës 14:30, në Sallën Operative të DVP Fier ka telefonuar shtetasi S. T., 68 vjeç, banues në fshatin Dukas, Patos, i cili ka deklaruar se kishte vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. T., 64 vjeçe.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë kontaktuar me telefonuesin për të sqaruar situatën.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se 68-vjeçari, në gjendje të dehur, kishte bërë një kallëzim të rremë. Bashkëshortja e tij u gjet në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar shtetasin S. T. në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.a.b




