Foto marrë nga video që tregon Andon Pangon bashkë me shoqëruesin e Dumanit duke nxjerrë dy pleq nga apartamenti që i kishte mashtruar.
Altin Dumani pranon që ka blerë apartament (më pas edhe zyrë) tek Andon Pango në 2006, por nuk ka pasur ndonjë hetim për të, tha sot kreu i PD Sali Berisha ndërsa paraqiti një vendim gjykate ku Pango është dënuar me 5 vjet.
Po ashtu Berisha publikoi një video ku bodigardi i Dumanit është përfshirë në një skenë presioni që Pango bënte ndaj një çifti të moshuarish, që sipas Berishës është rishitur nga pronari.
Këtu është bodiguardi i Dumanit duke nxjerrë të moshuarit me dhunë për llogari të mashtruesit Pango që ka vendim dënimi me 6 vjet burg nga shkalla e parë. Nuk jam i sigurt se kush banon sot tek kjo banesë. Dumani ka marrë nga Pango edhe një dyqan tek zona e Liqenit të Thatë, shpjegoi Berisha.

Vendimi i dënimit me 5 vjet burg për mashtrim të bamiresit të Dumanit që e ka bërë me apartament dhe zyra – njëherësh, kushëri i gruas së Dumanit.




