TIRANË – Njëmbëdhjetë persona të arrestuar gjatë ptotestës së opozitës të premten për përdorim të molotovëve dhe veprime të dhunshme dalin sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masat e sigurisë.
Të arrestuarit janë:
Klemend Çuçka
Bujar Tusha
Henri Shapllo
Myrvet Toçilla
Iqball Domi
Seni Bici
Bardhyl Ndou
Gentjan Tuga
Ernest Kapo
Edison Shyti
Sokol Bajraktari
Sipas Prokurorisë, ata janë përfshirë në akte dhune dhe kundërshtim të forcave të rendit. Për 5 prej tyre është kërkuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për të tjerët priten masa më të lehta.
Ndërkohë, në lidhje me këtë çështje, janë edhe 15 persona të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.a.b




