Një aksident tragjik është regjistruar rreth orës 13:30 në aksin rrugor Bicaj–Kukës, ku një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi F. B., 56 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur këmbësorin I. H., 64 vjeç, banues në fshatin Bicaj. Për shkak të plagëve të marra, 64-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policia e Shtetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.a.b



