Gazetari Basir Çollaku ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim të fortë, duke pretenduar për një rast të rëndë shëndetësor që lidhet me një kryetar bashkie në jug të vendit.
Në postimin e tij, Çollaku shkruan se një kryebashkiak është diagnostikuar me një sëmundje seksualisht të transmetueshme, SIDA, duke shtuar se, sipas burimeve që ai i cilëson si të besueshme, në qytetin përkatës ka shqetësim dhe panik pasi mund të ketë persona të tjerë të prekur, përfshirë punonjës të administratës vendore, por këto mbeten të pakonfirmuara nga burime zyrtare.
Deri në këto momente, nuk ka asnjë reagim nga institucionet shëndetësore apo autoritetet vendore lidhur me këto pretendime. a.b





