Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TIRANË/ Procedohet penalisht Altin Goxhaj, Policia sqaron incidentin në rrugën “Kavajës”

16/04/2026
Operacioni “Anëtarët”, goditet grupi kriminal i shitjes së armëve në Tiranë

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar zyrtarisht për një incident të ndodhur mbrëmjen e 16 prillit 2026 në rrugën “Kavajës”, ku është përfshirë avokati Altin Goxhaj.

Sipas Policisë, rreth orës 20:00, patrulla e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ishte duke ushtruar kontrolle ndaj automjeteve të parkuara në korsinë e dedikuar, kur një mjet taksi është ndalur pas automjetit të Policisë. Efektivët i kanë kërkuar drejtuesit të vijojë lëvizjen, por nga automjeti ka zbritur Goxhaj, i cili, sipas uniformave blu, ka ofenduar dhe kundërshtuar punonjësit gjatë kryerjes së detyrës. Në konflikt është përfshirë edhe drejtuesi i mjetit, një 26-vjeçar me inicialet A.B.

Në këto kushte, Policia ka bërë shoqërimin e Goxhajt në ambientet e Komisariatit Nr. 2, ndërsa bëhet me dije se ai ka vijuar kundërshtimin edhe gjatë shoqërimit. Në përfundim të veprimeve procedurale, ai është proceduar penalisht për veprën “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Ngjarja fillimisht shkaktoi reagime dhe aludime në rrjet, pasi u raportua si një rast i mundshëm rrëmbimi. Sqarimi i Policisë erdhi pas publikimeve të ambientalistit Sazan Guri, i cili ngriti shqetësimin për mënyrën e ndalimit.

“Lajm i kobshëm! Thonë që avokati dhe zëri i fortë kritik i qeverisë Altin Goxhaj është arrestuar nga një grup në emër të policisë, por pa uniformë policie, dhe askush nga komisariatet nuk të thotë një fjalë?”, shkroi fillimisht Guri në një postim në rrjetet sociale.

Policia e Tiranës thekson se mbetet e angazhuar për respektimin e ligjit, garantimin e rendit publik dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.