Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

04/04/2026
9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar se përparimi drejt Bashkimit Europian nuk varet vetëm nga puna e vendit, por edhe nga konteksti ndërkombëtar dhe vullneti i vendeve anëtare.

Gjatë një takimi me asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë Administrative nr. 12 në Tiranë, Rama u ndal te debatet që janë zhvilluar së fundmi mbi ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian, duke kundërshtuar pretendimet se procesi është bllokuar për shkak të qeverisë.

Sipas tij, Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në rrugën drejt integrimit, por për një vend të vogël si Shqipëria, vetëm përmbushja e detyrave nuk është gjithmonë e mjaftueshme.

“E kemi parë se sa shumë është folur mbrapsht për procesin e negociatave me BE: jo u bllokua, jo u ndalua, jo nuk bëhet kjo punë me Ramën dhe PS. Kemi bërë shumë nga ana jonë për të arritur këtu, por një gjë duhet ta kemi parasysh: nuk mjafton. Ne mund ta kishim bërë të gjithën dhe sërish nuk mjafton, sepse i vogli, vendi i vogël, populli i vogël nuk i mjafton vetëm të bëjë më të mirën e vet; duhet që edhe të tjerët ta shohin me sy të mirë,” u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se zhvillimet në procesin e integrimit lidhen edhe me situatën ndërkombëtare dhe dinamikat që po përjeton aktualisht Bashkimi Europian.

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 ishte një nga premtimet kryesore të Ramës gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Megjithatë, sinjalet e fundit nga Brukseli kanë treguar se procesi përballet me vështirësi.

Në mbledhjen e fundit të Grupit të Punës për Zgjerimin dhe Vendet Negociuese për Anëtarësim të Këshillit të Bashkimit Europian, disa vende anëtare – mes tyre Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Suedia, Austria, Finlanda, Polonia, Greqia dhe Bullgaria – nuk dhanë miratimin për raportin IBAR për Shqipërinë, duke mos i hapur rrugë avancimit të mëtejshëm të procesit.

Ky zhvillim vjen pas votimit të 12 marsit në Kuvend, ku mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, një vendim që sipas raportimeve u shoqërua me reagime kritike nga disa zyrtarë të Bashkimit Europian.m.k

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.