Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Fier, ku një 40-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës në banesën e tij.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 19:15, në fshatin Portëz, dyshohet se shtetasi me inicialet Taulant Halka rreth 40 vjeç, është vetëvrarë me armë gjahu.Ai punonte në ndërtim dhe ishte baba i dy fëmijëve.
Arma e gjahut është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.a.b




