Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pas alarmit të Ambasadës amerikane, Lamallari në Kuvend: S’ka informacion për rrezik real terrorizmi në vend

02/04/2026
Pas alarmit të Ambasadës amerikane, Lamallari në Kuvend: S’ka informacion për rrezik real terrorizmi në vend
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi në seancën plenare se nuk ka asnjë informacion konkret apo të dhëna inteligjente për një rrezik real sigurie në Shqipëri, pas paralajmërimeve të publikuara së fundmi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara.

Gjatë ndërhyrjes në Kuvend, Lamallari bëri të ditur se mbrëmjen e djeshme u ka kërkuar strukturave të Policisë së Shtetit, përfshirë Antiterrorin, Departamentin e Sigurisë Publike dhe Policinë Kriminale, të jenë në komunikim të vazhdueshëm me zyrën e sigurisë së Ambasadës Amerikane.

“S’ka asnjë informacion konkret, qoftë edhe inteligjencë, për një situatë rreziku real”, u shpreh ministri.

Lamallari theksoi se deklarata apo paralajmërime të tilla janë standarde dhe publikohen në shumë vende të botës kur ka shqetësime të përgjithshme sigurie. Ai shtoi se masat e shtuara të sigurisë në Shqipëri nuk lidhen me postimin e fundit të Ambasadës Amerikane, por kanë nisur prej kohësh.

Sipas tij, Policia e Shtetit ka rritur vigjilencën për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare, veçanërisht konfliktit të armatosur në Lindjen e Mesme. Në këtë kuadër, janë angazhuar maksimalisht strukturat e Antiterrorit, Policisë Kriminale, Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH) dhe sigurisë publike, të cilat janë në komunikim të vazhdueshëm edhe me ambasada të huaja në vend.

Ministri theksoi se ekziston edhe një plan veprimi i detajuar që përfshin detyra specifike për çdo strukturë të Policisë së Shtetit në rast të rreziqeve të mundshme që lidhen me terrorizmin apo elementë të tjerë kriminalë.

Në përfundim të fjalës së tij, Lamallari garantoi se Shqipëria mbetet një vend i sigurt si për qytetarët shqiptarë, ashtu edhe për vizitorët e huaj.a.b

Po ndodh

Madrid, bastisën mbi 200 shtëpi, arrestohen shqiptarët, mes tyre dhe gra

Vetdorëzohet në Spanjë Eralbi Breçani, në kërkim nga SPAK

02/04/2026
IKMT gjobë të majme ndaj fabrikës së peshkut në Lushnjë

Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e IMT, Rigers Sheqeri

02/04/2026
35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

02/04/2026
Pas alarmit të Ambasadës amerikane, Lamallari në Kuvend: S’ka informacion për rrezik real terrorizmi në vend

Pas alarmit të Ambasadës amerikane, Lamallari në Kuvend: S’ka informacion për rrezik real terrorizmi në vend

02/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Madrid, bastisën mbi 200 shtëpi, arrestohen shqiptarët, mes tyre dhe gra

Vetdorëzohet në Spanjë Eralbi Breçani, në kërkim nga SPAK

02/04/2026
IKMT gjobë të majme ndaj fabrikës së peshkut në Lushnjë

Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e IMT, Rigers Sheqeri

02/04/2026
35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

02/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.