Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka deklaruar në seancën gjyqësore për çështjen “Partizani” se nuk ka asnjë kundërshti lidhur me kërkesën e të pandehurve për të pyetur si dëshmitar kryeministrin Edi Rama, si edhe persona të tjerë të kërkuar nga mbrojtja.
Përfaqësuesit e SPAK theksuan se i takon gjykatës të vendosë nëse do të pranojë apo jo kërkesën për thirrjen e këtyre dëshmitarëve në proces.
“Ne nuk kemi asnjë kundërshti për pyetjen e Edi Ramës dhe dëshmitarëve të tjerë të kërkuar nga të pandehurit. Vendimmarrja i takon gjykatës”, u shprehën përfaqësuesit e SPAK gjatë seancës.
Procesi për dosjen “Partizani” vijon në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa pritet që trupa gjykuese të shprehet lidhur me kërkesat e paraqitura nga palët për dëshmitarët që do të thirren në gjykim.




