Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

01/04/2026
Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Besart Xhaferri mori pjesë sot në një takim që kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, zhvilloi me drejtues të nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik.

Në takim mori pjesë edhe një anëtare e Nënkomisioni për Auditimin e Sektorit Publik, si dhe Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Financës dhe Punësimit, Milva Ekonomi.

Xhaferri theksoi se nënkomisioni që drejtohet nga opozita ka një rol kyç në procesin e integrimit europian, pasi synon të parandalojë abuzimet me financat publike dhe atë që ai e cilësoi si “gjakderdhje financiare”, e cila sipas tij rrezikon ta lërë Shqipërinë të dobësuar në rrafshin ekonomik.

Sipas deputetit demokrat, gjatë takimit ambasadori Gonzato u ndal tek rëndësia e këtij nënkomisioni në forcimin e transparencës dhe kontrollit mbi sektorin publik.

Nga ana tjetër, Xhaferri ngriti shqetësimin se puna e opozitës në Kuvend po pengohet nga votimi mekanik i mazhorancës, duke theksuar se debatet dhe argumentet shpesh zëvendësohen nga “mekanizmi i kartonave”.

Ai deklaroi gjithashtu se projektligjet e propozuara nga opozita rrëzohen në Parlament dhe më pas, sipas tij, vonohen apo ripropozohen nga mazhoranca, duke shtyrë zbatimin e nismave që do të kishin ndikim për qytetarët.

Në takim u ngrit edhe çështja e kufizimit të fjalës së opozitës në seancat parlamentare dhe e pamundësisë për ngritjen e komisioneve hetimore, që sipas Xhaferrit do të shërbenin për të garantuar transparencë mbi çështjet dhe aferat publike.

Deputeti i PD-së i kërkoi ambasadorit Gonzato që këto shqetësime t’i përcjellë tek institucionet e Bashkimit Europian në Bruksel, duke theksuar se opozita nuk synon të pengojë integrimin e vendit.

“Për ne nuk ka plan B, ka vetëm plan A, që është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian”, u shpreh Xhaferri.a.b

Po ndodh

Detaje të akuzës për organizatën MEK nga ana e SPAK, çfarë thuhet në dosje: Nga ‘provokimi i luftës’ deri tek sulmet kibernetike

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron për rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin

01/04/2026
Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

01/04/2026
“Ditmir Bushati prish imazhin e Metes…!”

DITMIR BUSHATI/ …Deri ditën e letrës së Ramës me Vuçiç

01/04/2026
PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar

PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar

01/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Detaje të akuzës për organizatën MEK nga ana e SPAK, çfarë thuhet në dosje: Nga ‘provokimi i luftës’ deri tek sulmet kibernetike

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron për rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin

01/04/2026
Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

01/04/2026
“Ditmir Bushati prish imazhin e Metes…!”

DITMIR BUSHATI/ …Deri ditën e letrës së Ramës me Vuçiç

01/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.