Seanca gjyqësore në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nuk u zhvillua këtë të mërkurë pasi ai mungoi në sallën e gjyqit. Sipas avokatit të tij, Plarent Ndreca, arsyeja e mungesës lidhet me faktin se Veliaj po vijon leximin e fashikullit voluminoz të dosjes në ambientet e IEVP Durrës.
Ndërkohë, në seancë mungoi edhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Përmes avokatit të tij, Sokol Hazizaj, ai kërkoi vecimin e çështjes për shkak të mungesës së kompetencës së gjykatës.
Pas këtyre zhvillimeve, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës, duke e caktuar atë për të premten në orën 09:00.




