Në mbledhjen e zgjeruar të Partisë Socialiste të zhvilluar ditën e sotme janë shfaqur tensione mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali, në dy momente të ndryshme gjatë takimit.
Sipas burimeve nga mbledhja, incidenti i parë ndodhi gjatë prezantimit të përfaqësueses së Kadastrës, e cila po raportonte mbi strategjitë dhe problematikat e këtij institucioni. Në këtë moment, Spiropali ndërhyri duke i kërkuar prezantueses që të tregonte më shumë respekt ndaj deputetëve të pranishëm.
Teksa drejtoresha e Kadastrës po i shpjegonte deputetes së Vlorës, Zamira Sinaj, mbi një pyetje që kjo e fundit i bëri drejtoresha Lorena Goxhobelli i kërkoi deputetes që ta dëgjonte deri në fund e të mos e ndërpriste.
Elisa Spiropali i ka kërkuar drejtoreshës së ASHK, që të tregonte respekt për deputetët. “Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu se jemi deputetë”, mësohet të ketë thënë Spiropali.
Në këtë moment ka ndërhyrë menjëherë Edi Rama duke iu drejtuar ashpër Elisa Spiropalit. “Ti mos e hap gojën fare, po fare. Sidomos në prezencën time”.
Një tjetër moment i sikletshëm ndodhi më vonë gjatë takimit, kur Spiropali po përdorte telefonin ndërsa një tjetër deputete dhe ministre ishte duke folur. Teksa ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, nisi të raportonte dhe të fliste për strategjinë e komunikimit, Elisa Spiropali bënte mimika dhe qeshte.
Ismaili e ka parë dhe i ka reaguar direkt, duke i thënë “zonja Spiropali s’ke pse qesh…”
Elisa ka bërë të paditurën duke pretenduar se në fakt ajo po qeshte me dicka që po shihte në celularin e saj dhe jo me fjalët e ministres së re të Ramës, e cila u promovua totalisht nga hici. Spiropali është ndjerë e fyer nga Erjona Ismaili për mënyrën si ju drejtua dhe i tha asaj që t’i kërkonte falje. Në këtë moment ndërhyri Edi Rama.
“Qepe gojën, mos më bëj të të nxjerr jashtë, se unë t’i them gjërate dhe në publik, e di ti..”, iu drejtua Rama-Spiropalit.
“Prandaj kam ardhur këtu, të m’i thuash në publik. Thuaju këtyre të rejave që ke marrë, të më kërkojnë falje”, iu drejtua Spiropali-Ramës.
“Nuk ndërhyn dot kur flet Erjona. Mos më provoko më tepër, se do të të nxjerr jashtë…”, ishte reagimi tjetër i ashpër i Ramës.
Përplasjet mes Ramës dhe Spiropalit nisën publikisht për çështjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Spiropali nuk ishte e pranishme në votimin për këtë çështje, ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla deklaroi se mungesa e saj do të shqyrtohej nga grupi parlamentar.
Pas kësaj deklarate, Spiropali reagoi publikisht duke kërkuar që grupi parlamentar të mblidhet dhe të diskutojë hapur çështjen në fjalë. “Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë. Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë”, është shprehur ajo.
Ndërkohë, debatet e fundit brenda Partisë Socialiste kanë sjellë reagime edhe nga figura të tjera politike. Ish-ministri dhe ish-deputeti i PS, Arben Malaj ka reaguar publikisht, duke kritikuar mënyrën e drejtimit të partisë nga kryeministri Rama dhe duke bërë thirrje që anëtarët e PS-së të reflektojnë për situatën e krijuar. droni.al
POSTIMI I MALAJ/ Rama gjithnjë ka dashur t’i përjashtojë ata që e kundërshtojnë. Problemi qëndron te gjithë të tjerët që heshtin dhe nuk e kundërshtojnë Ramën në sjelljen si aga i fshatit.
Sapo Rama erdhi në krye të PS-së, ai e dinte që nuk mund ta drejtonte dot partinë më të madhe politike, më demokratiken dhe më modernen me hapësirat demokratike që kishte liria e fjalës, konkurimi dhe promovimi.
Sapo Rama u be jryetar i PS-ai aktivizoi aparaturat bllokuese për celularët?
Kjo nuk na kishte ndodhur ne PS as në periudhën më të vështirë në opozitë 1992-1997.
Rama në mbledhjen e pare me grupin parlamentare te PS-se kërkoi të impononte rregullat e disiplinës ushtarake.
Rregulla të cenimit ë demokracisë së brendëshme që nuk duhet të mendohen dhe aplikohen në partitë politike.
Në këtë moment u shpreha publikisht në media se ; “PS-ja nuk mund të jetë repart ushtarak”.
Në mbledhjen e rradhes te GPS-së dikush provokoi këtë debat se” pse kisha folur publikisht kundër kryetarit”.
Atij ji përgjigja me zë të qartë. Rama më urdhëron të dal jashtë nga mbledhja se kisha folur pa leje.
E përsëriti disa herë “urdherin ushtarak/dil nga rrjeshti/mbledhja”. Vazhdoja qetësisht te mos dilja.
Pas pak kërcënoi duke thënë: “o del ti nga mbledhja, o dal unë”.
Qetësisht iu përgjigja se: unë ju them mos dilni, por unë nuk do të dal, edhe se kam ardhur ne PS para teje”.
Papritur u hodh një deputet i ri i Tiranës, si preferuar i tij, dhe më thotë: “si i flet kështu kryetarit?”.
Atij iu ktheva vlonjaçe dhe i thashë: “s’ke faj ti pse e mbron atë, se të mori nga rruga dhe pa asnjë profil dhe kontribut publik të bëri deputet”.
Pas këmbënguljes sime, Rama doli pak minuta dhe u shtyu.
Pas asaj përplasjeje parimore, Rama nuk më kërkoi më asnjëherë të më nxirrte nga mbledhjet.
Por ligësinë e tij primitive e përdori barbarisht në jo pak raste.
Kujdes Rama eshte shpirt lig dhe një hakmarres primitiv. Ai nuk do të harroj kurrë këdo që nuk i nënshtrohen pa kushte.
Kundërshtarët e ti do trajtohen si armiqte të tij.
Rama do ti përndjek si hije vrastare të ushqyer nga ADN-ja e tij plotë urrejtje dhe pashpirtësi primitive.
Zgjohuni përpara se të jetë vonë.
A



