Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka kërkuar nga qeveria shqiptare eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar. Ndërkaq ka theksuar edhe nevojën për  marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri.

Ambasada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka njoftuar se e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar gjatë kësaj jave një seri takimesh me ministrat e emëruar së fundmi në qeverinë shqiptare.

Sipas njoftimit zyrtar, VanHorn është takuar me zëvendëskryeministren Albana Koçiu, ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili.

Në fokus të këtyre takimeve ka qenë forcimi i bashkëpunimit institucional dhe diskutimi i prioriteteve të përbashkëta mes dy vendeve.

Ambasada bëri me dije se gjatë këtyre takimeve VanHorn ka rikonfirmuar angazhimin e saj për bashkëpunimin me institucionet shqiptare dhe për zbatimin e prioriteteve të politikës së jashtme amerikane.

Në postimin e Ambasadës thuhet:

“Gjatë javëve të fundit, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi takime me ministrat e emëruar së fundmi në detyra të reja; Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili.

Znj. VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Trump: eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri. Ne vazhdojmë të punojmë me partnerë në të gjitha ministritë dhe institucionet që ndajnë angazhimin tonë për dhënien e rezultateve si për amerikanët, ashtu edhe për shqiptarët.”m.k

Po ndodh

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Qëllohet me arnë zjarri polici në Tiranë, detajet

18/05/2026
Takimet speciale me kokat e krimit, vajza të njohura në dhomat rozë të burgjeve të sigurisë së lartë

Takimet speciale me kokat e krimit, vajza të njohura në dhomat rozë të burgjeve të sigurisë së lartë

17/05/2026
Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

KORÇË/ Nuk ishte minë por GPS, kush po kontrollon lëvizjet e tij me përgjues në gomë

17/05/2026
DURRËS/ Në të njëjtën rrugë ku ndodhi tragjedia me 2 fëmijë, kapet shoferi i dehur. Godet makinën e policisë

DURRËS/ Në të njëjtën rrugë ku ndodhi tragjedia me 2 fëmijë, kapet shoferi i dehur. Godet makinën e policisë

17/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Qëllohet me arnë zjarri polici në Tiranë, detajet

18/05/2026
Takimet speciale me kokat e krimit, vajza të njohura në dhomat rozë të burgjeve të sigurisë së lartë

Takimet speciale me kokat e krimit, vajza të njohura në dhomat rozë të burgjeve të sigurisë së lartë

17/05/2026
Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

KORÇË/ Nuk ishte minë por GPS, kush po kontrollon lëvizjet e tij me përgjues në gomë

17/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.