Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ne infograf, pikat e matjes se cilesise se ujit dhe tokes ne Has

Një hartë reale e ndotjes, mes Tiranës, veriut minerar dhe zonave bujqësore në jug

Uji në Shqipëri duket ‘pa zhurma’ në sipërfaqe. Liqenet reflektojnë qiellin, lumenjtë rrjedhin në heshtje mes qyteteve dhe rezervuarët mbajnë ritmin e një ekonomie që varet prej tyre. Por nëse ndalesh përtej pamjes, në atë që matet dhe analizohet, del një realitet tjetër: një sistem ujor që po mbart gjithnjë e më shumë gjurmë të zhvillimit të pakontrolluar.

Raporti i monitorimit alternativ i vitit 2025, i realizuar në kuadër të projektit GreenAL, mbështetur nga qeveria suedeze, nuk është thjesht një përmbledhje teknike. Ai është një hartë presionesh, një pasqyrë e shpërndarë në territor që tregon se ku dhe si po ndotet uji në Shqipëri . Dhe kur kjo hartë lexohet në detaje, ajo nuk flet vetëm për mjedisin, por për mënyrën si funksionon vetë zhvillimi.

Në Tiranë, ndotja nuk është më e dukshme si dikur. Nuk ka gjithmonë ngjyrë, nuk ka gjithmonë erë. Ajo është më e fshehtë, më e padukshme, por jo më pak e pranishme. Liqeni Artificial, një nga hapësirat më të përdorura nga qytetarët, ruan një pamje që të jep idenë e një ekuilibri. Parametrat fizikë dhe kimikë nuk alarmojnë menjëherë. Por analizat mikrobiologjike e prishin këtë qetësi: në të njëjtin ujë, pranë të cilit njerëzit shëtisin çdo ditë, niveli i bakterit E. coli arrin deri në rreth 3900 njësi për 100 ml, ndërkohë që standardi për ujëra rekreative është më pak se 100. Në disa pika, koliformet totale shkojnë edhe mbi 11 mijë njësi.

Ky është një ndryshim që nuk shihet, por që ndjehet në analizë. Është diferenca mes një hapësire publike që duket e sigurt dhe një realiteti biologjik që tregon të kundërtën .

Në Liqenin e Farkës, tabloja është pak më e paqëndrueshme. Ka momente kur cilësia përmirësohet, por pastaj rikthehet sërish në nivele të larta ndotjeje. Në disa raste, E. coli arrin në rreth 3400 njësi për 100 ml, duke treguar se ndotja nuk është një episod i izoluar, por një proces i vazhdueshëm që lidhet me rrjedhjet urbane dhe ndërhyrjet në zonë. Edhe kur uji “pastrohet”, ai nuk stabilizohet. Ndërkohë që një numër kompleksesh me vila po vijojnë të ndërtohen rreth tij, një zbulim i këtyre viteve nga ndërtuesit e Tiranës.

Ajo që matet si përmirësim i përkohshëm, por jo i qëndrueshëm, është një nga elementët më të rëndësishëm që del nga matjet. Ajo tregon se kemi të bëjmë me një sistem që reagon, por nuk rikuperohet plotësisht, që përmirësimet ndëshkohen ngga papërgjegjëshmëria që është më këmbëngulëse e lidhur me mungesën e kontrollit, etjen për fitim dhe shuarja e ndjenjës për ataq ë do të vijnë më pas.

Në Bovillë, një nga burimet më të rëndësishme të ujit për Tiranën, shifrat marrin një tjetër peshë. Një element që bie në sy pa përdorur aparate është turbullira e ujit, e cila pasi matet, në disa raste kalon 5 NTU. Kjo lidhet drejtpërdrejt me erozionin dhe me rrjedhjet sipërfaqësore që transportojnë sedimente dhe ndotje drejt burimeve ujore dhe kjo shkaktohet nga mënyra si menaxhohet territori përreth tij.

Nitratet arrijnë deri në 37 mg/L, duke kaluar kufirin për ujitje, ndërsa prania e bakterit E. coli në rreth 2800 njësi për 100 ml që tregojnë se edhe këtu ndotja fekale është e pranishme. Kur këto shifra vendosen në kontekstin e një burimi strategjik, ato nuk janë më thjesht tregues teknikë, por sinjale paralajmëruese . Bovillën e kanë në shtëpi afro 1 milion banorë të Tiranës. Lajnë frutat me të, mund të përdorin atë edhe për higjienën e gojës dhe larg qoftë disa ta pijnë atë[1].

Dhe një pjesë e këtyre banorëve jetojnë në brigjet e lumit të Tiranës i cili është një tregues i qartë i presionit urban. Ai ndryshon cilësi përgjatë rrjedhës së tij, duke reflektuar çdo ndërhyrje, çdo shkarkim, çdo mungesë kontrolli. Nuk është më një trup ujor i pavarur, por një pasqyrë e drejtpërdrejtë e qytetit.

Ky model përsëritet në forma të ndryshme në gjithë vendin.

Në veri, në Has dhe Fushë-Arrëz, ndotja nuk ka lidhje me dendësinë urbane, por me historinë industriale. Monitorimet që përfshijnë dhjetëra komponentë, përfshirë metalet e rënda, tregojnë një presion që nuk shihet në sipërfaqe, por që është i pranishëm në përbërjen e ujit. Këtu nuk bëhet fjalë për bakterie që zhduken me kohën, por për elementë që mund të mbeten në sistem për vite dhe të ndikojnë në tokë dhe në zinxhirin ushqimor . Tek  skoriet e mbetura prej 30 vitesh nga shfrytëzimi i minierave të bakrit në Nikolliq ka ende gjurmë të arsenikut mbi normë, ndërkohë që prania e bakrit dhe elemnteëve që shoqërojnë mineralin ende përbëjnë kërcënim në ato pika ku dikur grumbullohej minerali. Pluhurat e dampës së ish fabrikës së pasurimit të bakrit në Golaj shpërndahen rreth e rrotull saj ndërsa kur ka shira ujërat marrin tretje kripërash të metaleve të rënda dhe i dërgojnë në një rezervuar disa metra më poshtë duke avancuar ndotjen[2].

Në lumin Fan i madh që qarkullon Fushë Arrëzin dhe disa fshatra në jug të tij, prania e hekurit është disafish më shumë se norma ndërsa sedimentet e lumit kanë përmbajtje arseniku po ashtu mbi normë për shkak të derdhjeve industriale nga fabrika e pasurimit të bakrit në Fushë Arrëz.

Në jug dhe në zonat bujqësore, historia është tjetër. Në Fier dhe Divjakë, ndotja lidhet me përdorimin intensiv të tokës. Nuk ka një shpërthim të menjëhershëm të ndotjes, por një akumulim të vazhdueshëm. Në disa trupa ujorë, parametrat mbeten relativisht të qëndrueshëm, ndërsa në të tjerë shfaqen devijime të forta.

Kontrasti është i dukshëm: në të njëjtën zonë, një rezervuar mund të ruajë një ekuilibër të pranueshëm, ndërsa një kanal i afërt shfaq nivele të larta ndotjeje. Kjo ndodh sepse rezervuarët kanë një farë kapaciteti për të amortizuar ndotjen përmes sedimentimit, ndërsa kanalet e marrin drejtpërdrejt ndikimin e aktivitetit bujqësor dhe urban.

Në disa raste, si në rezervuarin e Rubjekës, përqendrimi i natriumit arrin deri në 2200 mg/L, një vlerë që e tejkalon disa herë kufirin për përdorim bujqësor. Ky nuk është vetëm një problem i ujit, por një kërcënim i drejtpërdrejtë për tokën, për prodhimin dhe për ekonominë lokale .

Ngarkesat e larta të lëndëve ushqyese (nitrate, fosfate) dhe  turbullirë në disa trupa ujorë (p.sh., Tregan, Tafanëve, Rubjekë, Kanali Ngjalës)  tregojnë rreziqe të eutrofikimit, lulëzimit të algave dhe varfërimit të oksigjenit, të cilat  kërcënojnë jetën ujore dhe shërbimet e ekosistemit. Ndërsa matjet në kanalin Roskovec-Hoxharë (Ngjalës) tregoi nivele  jashtëzakonisht të larta të naftës dhe vajrave, duke treguar ndotje të rëndë nga  shkarkimet industriale dhe urbane, të cilat mund të dëmtojnë ekosistemet ujore dhe  përdoruesit në rrjedhën e poshtme.

Në një tjetër nivel, të dhënat nga monitorimi i shpërndarë në gjithë vendin tregojnë se turbullira e ujit në disa liqene arrin deri në 57 NTU, shumë mbi kufirin e rekomanduar. Kjo nuk është thjesht një çështje estetike. Është një tregues i ndërhyrjes në terren, i erozionit dhe i mungesës së kontrollit mbi përdorimin e tokës.

Dhe pikërisht këtu qëndron një nga mesazhet më të forta të gjetjeve nga matjet e cilësisë së ujit nga organizatat e projektit Greenal: ndotja e ujit nuk është një fenomen i izoluar. Ajo është pasojë e drejtpërdrejtë e mënyrës si ndërtohet, si punohet dhe si menaxhohet territori.

Shumë liqene dhe rezervuarë,  përfshirë ato që përdoren për rekreacion (p.sh., Liqeni Artificial i Tiranës, Farka, Belshi,  Funar, Tregan, Tafanëve), janë të papërshtatshëm për kontakt të drejtpërdrejtë, për shembull not,  për shkak të ndotjes mikrobiologjike që tejkalon shumë udhëzimet e BE-së dhe OBSH së. Prania e E. coli dhe enterokokut paraqet rreziqe të drejtpërdrejta për infeksionet e  lëkurës, syve dhe gastrointestinalit edhe pse impiantet e  trajtimit zbusin disa rreziqe, barra e ndotjes mbetet një shqetësim, thuhet ne rapartin e H2H foundation.

A ka zgjidhje për t’i rikthyer ujit pastërtinë?  Nëse të dhënat janë të qarta, reagimi institucional mbetet i paqartë. Edhe ata bëjnë matje por kjo është vetëm një pjesë e funksioneve që duhet të kryejnë Institucioent duhet të marrin masa për transformim. Sepse kur një analizë tregon se në një liqen publik niveli i baktereve është dhjetëra herë mbi normën e lejuar, heshtja nuk është neutrale. Ajo bëhet pjesë e problemit.

Në praktikë, kjo do të thotë që qytetarët vazhdojnë të përdorin hapësira që duken të sigurta, pa pasur informacion të plotë mbi rrezikun real. Ndërkohë, në zonat bujqësore, fermerët përdorin ujë që mund të ndikojë në tokë dhe në prodhim, pa një udhëzim të qartë nga institucionet.

Matja e gjerë e cilësisë së ujit nga projekti Greenal, të dhënat e publikuara deri tani ndërsa ende vijojnë në faza të tjera të matjes theksojnë një problem të njohur. “Sistemi zyrtar i monitorimit mbetet i fragmentuar, me mbulim të kufizuar dhe me transparencë të pamjaftueshme të të dhënave . Në këtë kontekst, raportet e pavarura nuk janë thjesht plotësuese, ato bëhen shpesh burimi i vetëm i një panorame më të plotë”, theksoi në prezantimin e gjetjeve, menaxheri i projektit, Imeldi Sokoli.

Gjetjet e publikuara kërkojnë një ndërhyrje konkrete që lidhen drejtpërdrejt me burimet e ndotjes. Një nga çështjet kryesore është monitorimi. Sot, ai mbetet i fragmentuar, me mbulim të pabarabartë dhe me të dhëna që jo gjithmonë janë të aksesueshme në kohë reale. Forcimi i një sistemi të qëndrueshëm monitorimi, që të jetë i vazhdueshëm dhe transparent, shihet si një nga hapat e parë për të kuptuar dhe për të kontrolluar ndotjen .

Një tjetër pikë lidhet me shkarkimet urbane. Në shumicën e rasteve, ndotja bakteriale lidhet drejtpërdrejt me mungesën e trajtimit të plotë të ujërave të ndotura. Pa ndërhyrje në këtë sektor, çdo përmirësim do të jetë i përkohshëm, siç shihet në rastin e liqeneve të Tiranës.

Në zonat bujqësore, sfida është ndryshe. Reduktimi i përdorimit të pakontrolluar të plehrave kimikë dhe menaxhimi i rrjedhjeve sipërfaqësore janë thelbësore për të ulur ngarkesën e nitrateve. Në të kundërt, procesi i eutrofikimit do të vazhdojë, duke degraduar gradualisht trupat ujorë.

Ndërsa në zonat minerare, zgjidhjet lidhen me kontrollin e aktiviteteve industriale dhe me rehabilitimin e zonave të ndotura. Kjo kërkon jo vetëm ndërhyrje teknike, por edhe vullnet institucional dhe përgjegjësi afatgjatë.

Një element që përsëritet në gjithë rekomandimet është nevoja për një menaxhim të integruar të pellgjeve ujëmbledhëse. Uji nuk mund të trajtohet si një element i izoluar. Ai lidhet me tokën, me ajrin, me aktivitetin njerëzor. Dhe pa një qasje të integruar, çdo ndërhyrje mbetet e pjesshme.

Në fund, ajo që mbetet nuk janë vetëm shifrat. Është diferenca mes tyre. Mes një liqeni që duket i pastër dhe një analize që tregon të kundërtën. Mes një zone që e ruan ekuilibrin dhe një zone që e humbet atë.

Uji nuk gënjen. Ai mbart gjithçka që ndodh përreth tij. Dhe në Shqipërinë e vitit 2025, ai tregoi qartë se zhvillimi nuk është vetëm rritje, është edhe presion. Dhe ky presion po depozitohet çdo ditë, në mënyrë të heshtur, në trupat tanë ujorë.

Projekti GreenAL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 – 2027”, financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo. Pikëpamjet dhe përfundimet e përfshira këtu nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë Suedeze ose të Sida-s, Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim për Zhvillim (Sida).


[1] RAPORTI I PARË I MONITORIMIT Projekti Active Water II,Periudha e Monitorimit – Qershor 2025 f.47, H2H

[2] Raporti I monitorimit të ndotjes minerare në Has, Maj-Tetor 2025, f.9, qTIL

Po ndodh

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.