Një shtetas i huaj ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 19:25 është paraqitur për mjekim në spital shtetasi turk Halil Uçar, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në zonën e Sauk.
Burime paraprake bëjnë me dije se 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.m.k



