Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

27/02/2026
Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi shkelje në procedurat e prokurimit.

Sipas gazetares Klodiana Lala, veprimi është kryer të martën në ambientet e Autoriteti Portual Durrës, ku administrohej dokumentacioni i plotë i procedurës.

Tenderi për zhvillimin e projektit në Porto Romano kap vlerën e rreth 400 milionë eurove dhe është zhvilluar në dy faza, atë të parakualifikimit dhe të kualifikimit. Nga faza e parë është skualifikuar një kompani holandeze, ndërsa më 9 mars është dorëzuar vetëm një ofertë financiare. Në garë ka mbetur një kompani greke, e cila ka vijuar e vetme në fazën përfundimtare të procedurës.

Ndërhyrja e SPAK vjen në një moment të ndjeshëm politik. Kryeministri Edi Rama, gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar socialist, ka folur për presione të jashtme në lidhje me hetimet që po zhvillohen në vend.

Sipas një burimi të pranishëm në takimin e mbajtur në Pallati i Brigadave, Rama u ka thënë deputetëve se qeveria gjermane po ndërmerr veprime që, sipas tij, cenojnë interesat e Shqipërisë. Ai ka përmendur ministrin e Jashtëm gjerman, duke pretenduar se Berlini ka ndikuar në nxitjen e hetimeve të SPAK, fillimisht për çështjen e AKSHI-t dhe tani edhe për tenderin e Porto Romanos. “Po shfrytëzojnë dobësitë tona për të na penguar”, mësohet të ketë deklaruar kryeministri.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johan Wadephul, vizitoi Tiranën në nëntor të vitit të kaluar, ku përveç takimeve politike zhvilloi edhe një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani. Në atë kohë, ai vlerësoi publikisht punën e Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se SPAK po bën “një punë vërtet shumë të shkëlqyer” në luftën kundër korrupsionit.

Hetimi për Porto Romanon i shtohet dosjeve të tjera të ndjeshme në fokusin e SPAK, pas çështjes së tenderave të AKSHI-t, ku në qendër të verifikimeve ndodhet Ergys Agasi, bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit, i shpallur në kërkim për përfitime të dyshuara të paligjshme në procedura publike.

Ende nuk është e qartë nëse hetimi për projektin e Porto Romanos lidhet drejtpërdrejt me procedurën e tenderimit apo me elementë të tjerë të procesit, në një garë ku disa kompani të mëdha europiane u skualifikuan dhe në fund mbeti vetëm një operator në konkurrim.

Projekti i portit të ri në Porto Romano konsiderohet një nga investimet më të mëdha infrastrukturore në vend dhe zhvillimet e fundit pritet të intensifikojnë përplasjen politike mbi rolin e SPAK dhe hetimet ndaj projekteve strategjike të qeverisë.

Po ndodh

Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

27/02/2026
Opinioni i Venecias, dezinformim nga Spiropali, e lexon nga poshtë atë çfarë shkruhet

Spiropali reagon pas largimit ministre, theks tek integriteti: Modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën

27/02/2026
Masa të rrepta sigurie në gjykatën e Tiranës, mbeten në burg Elvis e Gjon Shkambi

Ditë e keqe për hajdutët e makinave luksoze, 2 gjenden në Tiranë

27/02/2026
Andreas Schieder: Polarizimi politik në Shqipëri po dobëson besimin, kërkohet më shumë transparencë dhe goditje e korrupsionit në nivele të larta

Andreas Schieder: Polarizimi politik në Shqipëri po dobëson besimin, kërkohet më shumë transparencë dhe goditje e korrupsionit në nivele të larta

27/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

27/02/2026
Opinioni i Venecias, dezinformim nga Spiropali, e lexon nga poshtë atë çfarë shkruhet

Spiropali reagon pas largimit ministre, theks tek integriteti: Modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën

27/02/2026
Masa të rrepta sigurie në gjykatën e Tiranës, mbeten në burg Elvis e Gjon Shkambi

Ditë e keqe për hajdutët e makinave luksoze, 2 gjenden në Tiranë

27/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.