Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka thirrur për të dhënë deklarime Xhenila Tamizin, e cila rezulton të jetë vartëse e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri.
Sipas burimeve, Beqiri dyshohet se ka regjistruar në emër pronësinë e një jahti luksoz, i cili mendohet të jetë përdorur për të fshehur origjinën reale të pasurisë. Mjeti lundrues është bllokuar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet i ankoruar në portin e Durrësit, në pritje të përfundimit të verifikimeve dhe procedurave ligjore. m.k





