Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Ish-Parkut.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur, pasi dyshohet se është qëlluar me dy plumba. I lënduari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa nuk dihen ende detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pas vrasjes me thikë të Egli Pashollari





